24 Prill 2024

Komuna e Prizrenit me aksion për pastrim të qytetit

Prizren, 8 gusht - Komuna e Prizrenit sot filloi aksionin dhe fushatën vetëdijesuese për pastrimin e qytetit, i cili u inicua për shkak të gjendjes së përkeqësuar si pasojë e bllokimit të procesit për kontraktimin e kompanive për pastrim.

Këtij aksioni sot iu bashkangjitën edhe kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Levent Kasëmi, si dhe përfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe OJQ-ve të ndryshme vullnetare.
 
Në një fjalë rasti kryetari Haskuka deklaroi se përkundër asaj që gjatë kësaj kohe Prizreni po frekuentohet nga një numër i madh i vizitorëve, kjo Komunë që nga muaji mars ka probleme me kontraktimin e kompanive për pastrimin e qytetit dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra.

“Shpresoj që kjo bllokadë tanimë të përfundojë dhe që Organi Shqyrtues i Prokurimit të mos zgjasë më shumë këtë proces, sepse kjo që ne po kërkojmë nga ky organ nuk është luks, por nevojë bazike për Komunën e Prizrenit”, tha Haskuka.

Kryetari Haskuka po ashtu deklaroi se tanimë do të fillohet edhe me gjoba mandatore kundër atyre që do të hedhin mbeturina në hapësira publike.

Ky aksion do të zgjasë deri të shtunën, me ç’rast do të bëhet largimi i pikave ilegale, pastrimi, fshierja dhe kositja në 20 lokacione, përfshirë lagjet e ndryshme dhe zonat periferike të qytetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)