18 Prill 2024

Komuna e Prishtinës shënon ditën e Pranverës

Prishtinë, 21 mars - Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës bazuar në politikat e saj programore ka planifikuar që në bashkëpunim me Hortikulturën të shënojë 21 marsin, ditën e Pranverës.

Aktivitetet që planifikohen të realizohen në këtë ditë fillojnë me një performancë nga ansambli “Bajram Curri” si dhe mbjellja e luleve dhe fidanëve nga të rinjtë e Kryeqytetit, në Parkun e qytetit.
 
Aktiviteti do të vazhdoj me mbjelljen e luleve dhe fidanëve nga nxënësit e shkollës fillore Naim Frashëri.

  Në fund në sheshin Nëna Terezë do të mbahet një performancë nga ansambli  “Prishtina Brass “, mbjellja  e luleve dhe fidanëve nga të rinjtë e Kryeqytetit, pikturim  nga të rinjtë e Qendrës Rinore si dhe performancës  e kitaristëve nga shkolla e muzikës “Prenk Jakova” dhe SH.K.A “Bajram Curri”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)