21 Shkurt 2018

Komuna e Prishtinës blen City Tree për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit

Prishtinë, 12 shkurt - Komuna e Prishtinës ka njoftuar se vazhdon me aktivitetet konkrete në drejtim të uljes së nivelit të ndotjes së ajrit.

Me propozim të një qytetareje, komuna është angazhuar dhe ka vendosur kontaktet e para për blerjen e City Tree.

City Tree është biofiltër që përmirëson dukshëm kualitetin e ajrit, dhe efekti i tij është sa 275 drunj të mbjellur.

Në një metër katror, ofron hapësirë për 1682 bimë, duke e rritur kështu biodiversitetin në qytet.

Është hapësirë/panel i gjelbër, që absorbon 250 gram grimca të pluhurit në ditë, dhe eliminon rreth 240 tonë CO2 në vit.

Projekti me City Tree do të testohet gjatë vitit 2018, dhe më pas do të shikohet mundësia që panele të tilla të vendosen në banesat ekzistuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Shkurt 2018 - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri do të pres në takim anëtarët e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, për të shënuar Ditën Evropiane të Viktimave të Krimit. (Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Instituti Demokratik i Kosovës - Transparency International Kosova organizon konferencën për media në të cilën do të publikohet “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2017” i përgatitur nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, Rr. ”Bajram Kelmendi” Nr.45, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ish objekti i gjykatës, ora 10:00)

- Zëvendësshefja e ambasadës së SHBA-ve, Colleen Hyland, do të flasë në ceremoninë e përfundimit të renovimit gjithëpërfshirës të shkollës së mesme “Bahri Haxha” që është financuar përmes një donacioni nga Programi i Ndihmës Humanitare të Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe koordinuar nga Zyra për Koordinim të Mbrojtjes e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. (Shkolla e mesme “Bahri Haxha” në Vushtrri, ora 10:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Gjeneral Sir James Everard, zëvendës komandant suprem i forcave aleate për Evropë dhe nga admirali James Foggo III, komandant i komandës së forcave të përbashkëta aleate në Napoli mbajn konferencë të përbashkët për shtyp. (Porta Kryesore te selia e KFOR-it, kampi “Film City”, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e inagurimit të zyreve të reja të kompanisë KiKxxl & evroTarget LLC me seli në Prishtinë. (Adresa, rruga B “Alpet Shqipëtare”, p.n. ora 15:00)

- Me mbështetjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, hapet e ekspozita  personale e Uta Ibrahimit, femra e parë shqiptare që u ngjit në majen më të lartë në tokë - Majen e  Everestit, në Himalaje, Nepal. (Galeria e Qytetit në Gjilan, ora 18:00)

- Galeria Qahili është nikoqire e Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë “Fokus 2017” ku do te paraqiten 55 artistë të fotografisë nga 20 shtete. (Galeria Qahili, ora 19:00)