15 Tetor 2019

Komuna e Fushë Kosovës manipuloi me pronat e fshatit Miradi e Epërme

Fushë Kosovë, 10 maj -Në një konferencë për media të mbajtur sot, kryetari i sapozgjedhur i PDK-së në Fushë Kosovë, ka thënë se dëmi që u është shkaktuar banorëve nga komuna, dyshohet se kap shifrën rreth pesë milionë euro, ndërkaq ka kërkuar nga organet kompetente që ta trajtojnë drejt këtë çështje, që prona në fjalë t’u kthehet banorëve që të mund ta shfrytëzojnë për nevojat e tyre dhe të fshatit.

Qytetarët e Miradisë së Epërme, që nga viti 2008 kur nisi ky proces në dëm të tyre, nuk kanë reshtur së kërkuari të drejtën e vet për këtë pronë, me nr. të ngastrës kadastrale P-72514014-00124-, zonë kadastrale me sipërfaqe 33.829 hektarësh, apo sipërfaqe 338291 m katrorë”, ka thënë Ternava.

Ai ka shtuar se çdo kërkesë e banorëve në adresë të komunës dhe institucioneve të drejtësisë nuk është marrë parasysh, pavarësisht dëmit që kanë pësuar banorët e këtij fshati me privimin nga e drejta për t’i shfrytëzuar këto parcela.

Pas shumë kërkesave, peticioneve nga viti 2008 dhe protestave, qytetarët më 22 07. 2015 kanë bërë padi në Gjykatën Themelore ndaj komunës së Fushë Kosovës. Lënda ende është në Gjykatë dhe ne kërkojmë përshpejtim të procedurave dhe shpresojmë se do të merret vendim i drejtë, sepse parcela në fjalë është e pronë e fshatit Miradi e Eperme me të gjitha dokumentet kadastrale”.

Ndryshe, ai ka theksuar se banorët janë të vendosur të shterrin çdo mundësi ligjore për të fituar të drejtën e pronësisë.

Banorët janë të vendosur që të shterrin çdo mundësi ligjore lidhur me këtë çështje. Partia Demokratike e Kosovës Dega në Fushë Kosovë, konsideron  se banorë e këtij fshati,  janë privuar nga e drejta për shfrytëzimin e pronës së fshatit të tyre, dhe demi i shkaktuar dyshohet te jetë mbi 5 milionë euro”.

Më tej, ka shpjeguar se në vitin 1965 këto toka u ishin marrë prodhuesve individualë të fshatit për ruajtjen e kooperativave bujqësore, ndërkaq me ultimatum të institucioneve të atëhershme dhe me vendim të Qeverisë së Kosovës, kjo parcelë njihet si pronë shoqërore e fshatit Miradi e Eperme.

Me vendimin nr. 07-94 të datës 10.10.2012, Qeveria e Kosovës ka miratuar shpronësimet për interes publik të pronave dhe zotëruesve të interesit të Zonave Kadastrale brenda sektorit 7, të cilat prekeshin nga ndërtimi i autostradës Vermicë-Merdare, ku përfshihen edhe pronat e fshatit Miradi e Eperme, e që i bjen se Qeveria e Kosovës nuk i konteston por i njeh si prona të këtij fshatit”, theksoi tutje Ternava.

Përpos grabitjes së tokës, kryetari i ri i Degës së PDK-së, ka hedhur kritika në drejtim të komunës së Fushë Kosovës, duke thënë se kjo komunë vazhdon të mbajë në pozitat e tyre, drejtorin e urbanizmit Abdullah Prebezen dhe zyrtaren Antigona Sadiku Konjusha, të cilët u arrestuan më 11 Prill të këtij viti, për dhënien e lejes një objekti të ndërtimit e i cili nuk plotësonte kriteret urbanisitike.

Ai tha se ndaj zyrtarëve nuk është marrë asnjë masë tjetër ndëshkimore, duke kërkuar shkarkimin nga pozitat e tyre në komunën e Fushë Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës në Fushë Kosovë, kërkon nga kryetari i komunës së Fushë Kosovës, që me urgjencë ta shkarkojë nga detyra drejtorin e Urbanzimit, Abdullah Prebeza si dhe zyrtaren tjetër të komunës Antigona Sadiku Konjusha, ndryshe, së bashku me qytetarët e komunës sonë do të përdorim të gjitha mjetet demokratike e ligjore për ta kundërshtuar këtë mënyrë qeverisje të Fushë Kosovës”.

Ai ftoi mediat që të jenë më objektiv rreth këtyre rasteve kurse ndaj institucioneve, si lokale ashtu edhe qëndrore, kërkoj marrjen e masave ndaj çështjeve të tilla dhe që dëmtojnë qytetarët.

PDK në Fushë Kosovë,  nuk do të qëndrojë e heshtur përballë  shkelësve të ligjit dhe zyrtarëve të korruptuar të komunës, të cilët grabisin prona shoqërore të qytetarëve të vet, sikurse do të kundërshtojë me forcë shkatërrimin e Fushë Kosovës, në emër të zhvillimit të së së cilës  po pasurohen zyrtarët e komunës dhe njerëzit e partisë që udhëheqin me komunën” tha në fund të konferencës Rrahim Ternava.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 tetor 2019

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ – të mjedisore do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit” i cili zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” organizon takimin Fakultet-Biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e Fakultetit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes per studentet. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. Flirting with leftovers e cila është një  intervenim artistik, specifik për lokacionin,  konceptuar nga artistja Koja. (Ish Restorant Marsi, rr. Bedri Gjini - Kodra e Trimave, ora 18:30)