29 Mars 2024

Kompania Rajonale e Ujësjellësit kërkon mirëkuptim nga qytetarët

Prishtinë, 9 shtator   – Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. (KRUP)  njofton konsumatorët në rrugën,, Agim Ramadani" ,Tring Smajli,, dhe ,,Bajram Kelmendi", me zonat e vogla përreth tyre në Prishtinë se, që nga mbrëmë dhe  aktualisht janë me mungesë të ujit të pijshëm.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit që nga nata e kaluar janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin.

Me të gjitha mundësitë dhe pajisjet teknike janë duke e bërë të pamundurën për të sanuar defektin sa më shpejtë.

Tash për tash, u kemi bërë thirrje edhe Inpekcionit të Komunës së Prishtinës që të dalin në vendin e ngjarjes për shkak që, infrastruktura nëntokësore e disa kompanive të tjera publike po na e pamundëson lëvizjen dhe ndrrimin e gypit të vjetër të azbestit me diametër fi 80 mm.

Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët  për mungesën e ujit të pijshëm.

Do ju mbajmë të informuar edhe më tej, lidhur me këtë rast!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)