20 Prill 2024

KMDLNj: Politikanët e AKR-së po shkaktojnë kaos në Prishtinë

Prishtinë, 1 shkurt - Kosova, edhe një herë u radhit në majat botërore në aspektin negativ; shkaku, ndotja enorme e ajrit.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) vlerëson se që nga përfundimi i luftës askush nuk i ka kushtuar kujdes katastrofës ekologjike në Kosovë përjashtuar atyre që nuk kanë qenë vendmmarrës, OJQ –të mjedisore ose ndonjë individ profesionist, Don Kishoti kosovar që e ka bërë punën e Sizift.

Kosova sipas KMDLNJ-së u shndërrua në depo të automjeteve që nuk përdoreshin në vendet nga ishin importuar, u futën mbeturina me përmbajtje të dyshimtë, karburantet ishin të cilësisë më të dobët të mundshme dhe si të tilla nuk kontrolloheshin për shkak të monopoleve të politikanëve të kriminalizuar.

"TC Kosova A: shndërruar në vrasës të ajrit si dhe TC Kosova B: si vrasës i ajrit më i sofistikuar kryenin krime seriale kundër mjedisit në Prishtinë dhe rrethinë, të menaxhuar nën hije nga politikanët e kriminalizuar që në vend të kujdesit për shëndetin e qytetarëve, ekskluzivisht kujdeseshin për shëndetin e xhepave të tyre", thekson KMDLNJ.

Vajrat për ngrohje që i përdornin ndërmarrjet e mëdha, shkollat, spitalet (!!!), çerdhet etj. kishin përmbajtje kancerogjene dhe ju nënshtruan kontrollit vetëm pasi iu rrezikuan interesat materiale.

Tash, autoritetet përgjegjëse dështimin e qëllimshëm për ta mbrojtur mjedisin sipas KMDNLNj-së po e adresojnë te kategoria më e varfër e qytetarëve të Kosovës; shtresës sociale që, për shkaqe të rënda ekonomike është e detyruar ta përdor thëngjillin si mjet për të mos mërdhirë gjatë dimrit.

"Një subjekt politik që për shkaqe mediatike dhe përfitime politike ndërmorri masa të kufizimit të lirisë së lëvizjes në Prishtinë ishte kontribuesi më i madh i ndotjes ekstreme të ajrit përmes dy ministrave që lejuan importimin e karburanteve, pa caktuar kriteret e cilësisë dhe duke e monopolizuar kontrollin e cilësisë".

"Tash, duke bërë përpjekje të minimizohet roli kriminal i TC Kosova A dhe TC Kosova B se, kinse vetëm në 8.2 % kontribojnë në ndotjen e ajrit, ministri i subjektit politik që e bllokoi Prishtinën po manipulon në opinion duke i rënë samarit , në mungesë të guximit t’i mëshojë kalit", thekson me tujte KMDLNJ.

Kaosi në Prishtinë, pa e shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe pa një bazë ligjore gjithnjë sipas KMDLNj-së e krijuan nënkryetari i Prishtinës, z. Selim Pacolli dhe ministrat , znj . Albena Reshitaj dhe Flamur Sefaj, gjithashtu të AKR-së plus shto këtu edhe z. Lluka , ministër i AKR.

KMDLNj e vlerëson se ky parakalim i ekzibicionistëve mediatikë dhe politikë, përveç kaosit në trafik, ka shkaktuar edhe konfrontim të panevojshëm midis qytetarëve dhe Policisë së Kosovës e që nuk janë fajtorë për situatën e krijuar, as të parët e as të dytët.

 Ka shkaktuar mungesa në punë , në shkollë , qasje në shërbime tjera , dëme bizneseve etj. Kufizimi i lëvizjes së automjeteve nuk ka ndikuar aspak në zbutjen e ndotjes së ajrit. Pra, llogaritet si veprim i dështuar.

Zona e mbrojtur apo “rripi i virgjërisë ekologjike” përfshinë vetëm rrugën “Agim Ramadani” dhe sheshin “Nëna Terezë” si dhe një copëz e bulevardit “Bill Klinton” dhe një rrip që shpie te “Mensa e Studentëve”.

"Ata që ndërmorrën këtë veprim avanturesk, duhet të tërhiqen dhe duhet të merren në përgjegjësi aq më parë që komuna e Prishtinës, në përbërje aktuale nuk ka kapacitet që të trajtojë as qentë endacakë e lere më të koordinimit të trafikut, në rrethana të jashtëzakonshme:, konsideron KMDLNJ.

Komuna e Prishtinës duhet të merret me grumbullimin e plehrave që kundërmojnë andej dhe këndej, të merren me mirëmbajtjen dhe rregullimin e rrugëve që kanë filluar t’u ngjajnë rrugëve të Kandaharit, t’i pastrojë rrugët nga bora ku ndonëse i vjelë tatimet, ka raste kur me vite të tëra nuk intervenon anipse ka ankesa të shumta të qytetarëve.

KMDLNJ vleres se është jashtëzakonisht e pamoralshme që në Kuvendin e Kosovës po flasin kundër ndotjes së ajrit pikërisht ata që e kanë degraduar mjedisin, qoftë si ministra, qoftë si deputetë apo bartës të posteve tjera.

Qytetarët e Kosovës që kanë paguar rrymën e pashpenzuar pë 15 vite duke u detyruar t’i paguajnë faturat e serbëve të veriu, duhet të këmbëngulin t’u kthehen mjetet e plaçkitura dhe se një pjesë të atyre mjeteve, në mënyrë solidare ta ndajnë për qytetarët e Prishtinës që janë në asistencë sociale e që detyrohen të ngrohen me thëngjill.

Prishtinës dhe Kosovës i duhet një aktivizim qytetarë që përfaqëson interesat e qytetarëve e jo një bindje të pakusht që ua shkatërron shëndetin dhe ardhmërinë.

Po të kishte në organizim të mirëfilltë qytetarë nuk do të ndodhte që politikanët të padijshëm dhe avanturierë e që aksidentalisht kanë fituar poste, po vendosin për lirinë e lëvizjes, shëndetin e tyre dhe ardhmërinë e tyre.

Qytetarët e organizuar do të pengonin ndërtimin e një krematoriumi mjedisor siç është – Kosova e Re sikur që do të ndëshkonin edhe koorporatat kriminale siç është Bektel Enka dhe korporatat e politikanëve të kriminalizuar; vendore dhe ndërkombëtare!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)