03 Mars 2021

Klubi i Prodhuesve informohet nga ZRrE-ja për hapjen e tregut të energjisë

Prishtinë, 19 janar - Anëtarët e Bordit dhe ekzekutivi i Klubit të Prodhuesve të Kosovës u takuan me Drejtorin Menaxhues të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Petrit Pepaj.

Gjatë takimit u bisedua mbi gjendjen e përgjithshme të prodhuesve në vend gjatë periudhës së pandemisë, mirëpo u diskutua edhe mbi problemet që prodhuesit janë duke hasur me furnizim të rregullt të energjisë, sidomos gjatë kohëve të fundit.

Qëllimi i takimit ishte informimi në lidhje me hapat që ZRrE-ja planifikon te ndërmarr në hapjen e tregut të energjisë në Kosovë, më saktësisht krijimit të mundësive të daljes së konsumatorëve në treg të hapur sipas parimeve dhe afateve të vendosura në Ligjin për Energjinë Elektrike.

Klubi i Prodhuesve kërkoi nga ZRrE që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për shtyrjen e serishme të këtij afati deri në krijimin e rrethanave të cilat do të mundësonin liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Duke pasur parasysh se në Kosovë ende nuk janë krijuar kushtet për liberalizim të tregut ku furnizim me energji elektrike ende ofrohet nga vetëm një operatorë.

Kështu, ekziston mundësia reale që operatori në fjalë të abuzojë me pozitën dominuese, ku një situatë e tillë krijon mundësinë që konsumatorët komercial të përballën me rrethana të cilat e ulin fuqinë e tyre negociuse si konsumatorë, kështu duke paguar potencialisht për tarifa të energjisë elektrike, më të larta se mesatarja e tarifave të rregulluara.

Kjo gjendje shkel parimet e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë, që është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës, dhe dëmton rëndë konsumatorin e veçanërisht prodhuesin vendor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)