19 Prill 2024

Kina mbyll centralin e fundit me qymyr në Pekin

Pekin, 20 mars - Centrali i fundit me qymyr në Pekin pezulloi punën e tij, që do të thotë se elektriciteti në kryeqytetin kinez tashë sigurohet krejtësisht nga gazi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve \"Hsinhua\".

Pekini është duke vuajtur sërish nga një ndotje shumë e rëndë e ajrit.

Mbyllja e centralit termik të Huangneng u njoftua gjatë sesionin vjetor në Parlament, gjatë të cilit Kryeministri kinez, Li Keqiang, kishte premtuar se do t’i kthejë qiellin blu kinezëve.

Ndotësja e parë në botë, Kina asfiksohet gjithnjë e më shumë nga retë toksike. Për këtë arsye ka filluar të ndërmarrë hapa serioze në reduktimin sa më shumë të prodhimit të gazrave ndotës dhe me efekt serë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)