19 Prill 2024

KfW dhe Qeveria Gjermane mbështetin zgjerimin e sistemit të ngrohjes

Prishtinë, 1 shkurt - Komuna e Prishtinës dhe Termokosi prezantuan Masterplanin për rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemit të ngrohjes qëndrore në Prishtinë. 

Masterplani është hartuar bashkërisht nga Termokosi dhe Komuna e Prishtinës, ndërkaq është financuar nga qeveria gjermane përmes KfW-së.

Një ekip ekspertësh të iC Consulenten nga Austria ka përkrahur Termokosin dhe Komunën e Prishtinës në këtë projekt.

Sistemi i ngrohjes qëndrore në Prishtinë është ndërtuar në vitin 1970 dhe fillimisht ka ofruar ngrohje më mazut.

Në nëntor të vitit 2014, sistemit të ngrohjes qëndrore në Prishtinë është kyqur në termocentralin Kosova B, i cili ishte shndërruar në termocentral me kogjenerim.

Kështu, në vend të djegjes së mazutit që shkakton emetime të larta, avulli i termocentralit shfrytëzohet për ngrohje.

Projekti është financuar përmes një projekti te më shumë donatorëve përmes KfW-së e Termokosit me një shumë prej rreth 37 milion euro.

Konkretisht, kontributet e donatorëve ishin si në vijim: Bashkimi Evropian (14,0 milion euro grant), Gjermania (10,0 milion euro grant, 5,0 milion euro kredi), Suedia (1,8 milion euro grant), Luksemburgu (1,5 milion euro grant) dhe Kosova (5,0 milion euro kontribute të Komunës së Prishtinës dhe qeverisë së Kosovës).

Termokosi ka ofruar ngrohje bazuar në sistemin e kogjenerimit për mëse 63.000 konsumatorë për tri sezona deri tani.

Ndikimi në kushtet jetësore dhe mjedis ështe i paprecedent: Ngrohje 24/7 për gjithë sezonën e ngrohjes, gjenerim mbi 660 GWh për tri vite, ulje të emetimeve me CO2 prej mbi 90.000 ton në vit, ngritje të faturimit dhe inkasimit, reduktim të humbjeve të ngrohjes e ujit dhe më shumë.

Kapaciteti aktual i sistemit te kogjenerimit është 140 MW, kapacitet ky që mund të nxirret nga vetëm një apo të dy turbina të TC Kosova B.  Gjatë sezonës së fundit të ngrohjes, ngarkesa maksimale nuk ka kaluar 85 MW. Kjo ilustron më së miri mundësinë për të ngritur edhe më shumë ndikimin e projektit përmes zgjerimit të rrjetit.

Kështu shumëfishohet shfrytëzimi i investimeve të realizuara në kogjenerim dhe arrihen vlera më të favorshme kosto-fitim.

Duke marrë parasysh potencialin e lartë për modernizim dhe zgjerim të mëtutjeshëm, ishte e domosdoshme të krijohej perspektivë afatgjatë për  investimeve, qofshin ato vendore apo të huaja si dhe të sigurohet efiqiencë e kostos, transparencë si dhe qëndrueshmëri teknike e financiare.

Masterplani përbën një databazë me pako investimesh prioritare dhe duhet të shërbejë si baza e vetme për investime në sistemin e ngrohjes në Prishtinë. Objektivi kryesor i Masterplanit është reduktimi i emetimeve të CO2 dhe zvogëlimi i ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Së fundi qeveria gjermane ka zotuar një grant prej 10 milion euro për investime në rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemit të ngrohjes qëndrore në Prishtinë, investime këto që do të realizohen bazuar në rekomandimet e Masterplanit.

Për më tepër, edhe qeveria e Luxemburgut do t’i bashkangjitet këtij projekti me një grant prej 2,5 milion euro.

Duke përfshirë këtu edhe kontributin qe pritet nga Komuna e Prishtinës, pjesa dërmuese investimeve të Masterplanit do të mbulohet nga ky projekt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)