23 Prill 2024

KFOR organizon trajnimi për mbrojtje mjedisore

Prishtinë, 23 shtator - Zëvendëskomandati i KFOR-it, gjeneralbrigade Christian Reiner kryesoi ceremoninë përmbyllëse të kursit për krimi mjedisor të Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar të Karabinierëve, që u mbajt në Prishtinë.

Në ngjarje morën pjesë edhe ambasadori Italian në Kosovë, shkëlqesia e tij Piero Cristoforo Sardi dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Shpend Maxhuni.

Trajnimi për mbrojtje mjedisore filloi më 4 shtator dhe u ofrua nga Njësia Mjedisore Speciale e NJSHU-së, e dërguar veçanërisht nga shtabi i përgjithshëm i mbrojtjes i Italisë, në mënyrë që të trajnojë PK-në në luftën kundër krimeve dhe shfrytëzimit mjedisor.

Kursi u përqendrua në aspekte të ndryshme si ndërveprimi ndërmjet njerëzve dhe mjedisit, efektet e ndotjes mjedisore në njerëz dhe në të ushqyer, organizatat ndërkombëtare që merren me mbrojtjen mjedisore, aktivitetet praktike, si dhe në protokolle, traktate, konventa dhe rregullore ndërkombëtare që kanë të bëjnë me transportimin e materieve të rrezikshme.

Veprimtaritë kriminale kundër mjedisit shkaktojnë dëme të mëdha në aspektin ekologjik dhe kanë ndikim ekonomik në rajon.

KFOR-i, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe në pajtueshmëri me mandatin e tij, do të bëjë çdo gjë për të kontribuar në parandalimin e veprimtarive të paautorizuara dhe në normalizimin e situatës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)