29 Mars 2024

Kërkohet të ndalen shpenzimet milionëshe për Termocentralin 'Kosova e Re'

Prishtinë, 8 maj - Balkan Green Foundation (BGF), Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të ndaloj çfarëdo procedure prokurimi dhe aktiviteti që shton kosto të projektit për ndërtimin e termocentralit "Kosova e Re” deri në miratimin e garancisë në Kuvendin e Kosovës.

Këto shpenzime të ngutshme në një kohë kur i gjithë projekti kontravers është në udhëkryq janë të panevojshme, të dëmshme dhe të dyshimta.

Përveç krijimit të panevojshëm e joligjor të Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës (NKEC), MZHE sapo ka hapur tenderin për “Shërbimet konsulente në formë të Inxhinierit të Pavarur të Qeverisë dhe Konsulentit të Pavarur Mjedisor dhe Social për TC Kosova e Re” në vlerë prej 4 milion eurosh.

Ky njoftim për kontratë në vlerë prej 4 milion euro është skandaloz dhe në shpërputhje me realitetin e një projekti që është në pikëpyetje të madhe.

Me këtë, ende pa qenë e qartë e ardhmja e projektit, Kosova po hyn në obligime financiare që shkaktojnë humbje dhe potencialisht edhe arbitrazhe me kosto të larta.

Krijimi i shpenzimeve në një kohë kur garancia për projektin është e domosdoshme të votohet në Kuvendin e Kosovës përbën, ndër të tjera, edhe shpërfillje të autoritetit të Kuvendit. Ngjashëm me këtë, Qeveria nxitoi të themelonte Ndërmarrjen e Re Energjetike të Kosovës (NKEC) e cila praktikisht do të paguajë rroga e nuk do të kryejë asnjë punë deri në vitin 2023.

Ngjashëm me këtë, ky njoftim për kontratë përbuzë autoritetin e Kuvendit i cili do të japë fjalën e fundit për kontratën më të dëmshme që nga paslufta, kontratën për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë të drejtë të krijojë shpenzime për qytetarët e Kosovës për një projekt që dita ditës po refuzohet nga qytetarët, nga institucionet më kredibile ndërkombëtare, nga partitë politike dhe shoqëria civile. 4 milionët e kësaj kontrate janë vetëm një pjesë e kostove të mëdha në formë të garancive që buxheti ynë do t’i mbulojë nëse jetësohet kontrata për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Po të ishin prioritet çështjet mjedisore dhe sociale që ky konsulent milionësh do t’i mbulojë, Qeveria do të hartonte një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis kredibil dhe duke u bazuar në ligj. I njëjti do të duhej të ishte publik dhe të shihej qartësisht se përse ka nevojë për një konsulent shtesë. Se përse ka nevojë të paguhen 4 milion euro shtesë?

"I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet menjëherë nga kontrata për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” dhe të mos shtojë barrën financiare të saj."

"I bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës që duke shfrytëzuar mekanizmat e mbikëqyrjes parlamentare, të ndërmarrë masa për të ndaluar rritjen e kostove të implementimit të kontratës deri sa e njëjta të votohet në seancë plenare", thekson BGF, INDEP, GAP dhe GLPS.

 Në të kundërtën, çdo ditë e më shumë qytetarët po paguajnë koston për një kontratë dhe projekt për të cilin asnjëherë nuk u pyetën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)