08 Mars 2021

KEK-u ndihmon të rinjtë e dy komunave me trajnime profesionale falas

Prishtinë, 30 shtator - Korporata Energjetike e Kosovës si pjesë të përgjegjësisë së saj sociale, ka marrë vendim që t’i trajnoj 100 të rinj dhe të reja në Qendrën e trajnimeve që funksionon në kuadër të kësaj korporate.

Për shkak se kjo korporatë operon në territorin e komunës së Fushë Kosovës dhe asaj të Obiliqit, të rinjtë dhe të rejat duhet të jenë nga këto dy komuna.

Saldimi dhe elektrika janë vetëm dy nga fushat që këta qytetarë mund të trajnohen, përderisa të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga vet korporata.

Zëdhënës i KEK-ut, Skënder Bucolli theksoi se duke qenë se aftësimi profesional në vendin tonë është shumë i rëndësishëm dhe duke pas parasysh se Korporata Energjetike e Kosovës posedon një qendër trajnuese, e cila është e vetmja në rajon për profile të ndryshme dhe ka laboratorë që janë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Korporata Energjetike e Kosovës sipas tij ka vendosur që të subvencionoj 100 studentë ose të rinj dhe të reja, të cilët kanë nevojë për aftësime profesionale.

"Me këtë rast, kemi themeluar një program, i cili do të varet prej aplikimeve që do të bëjnë 100 të rijnë dhe të rejat e këtyre dy komunave në dy drejtoritë e arsimit të Fushë Kosovës dhe Obiliqit, për arsye se korporata operon në këto dy komuna."

"Prandaj u bëjmë ftesë të gjithë të interesuarve për këto trajnime, që të drejtohen në drejtoritë e arsimit të këtyre dy komunave dhe të aplikojnë për trajnime që kanë interes”, ka thënë Bucolli.

Kjo qendër ka kapacitet për pranimin e një numri të madh të të interesuarve në lëmi të ndryshme.

Nga gjithsej 7 lëmi që janë, secila prej tyre ka nga 1 deri në 18 module, andaj me të përfunduar trajnimin në këtë qendër, të interesuarit mund të pajisen edhe me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht.

“Qendra e trajnimit ofron në 7 lëmi trajnime, në mekanikë, saldim, në siguri në punë, në teknologji informative, teknologji elektrike e kështu më radhë."

"Qendra e trajnimit ofron edhe kualifikimin e salduesit, kualifikimin e metalpunuesit, kualifikimin për operim të makinerisë së rëndë dhe kualifikimin për teknologji elektrike apo instalues elektrik etj."

"E rëndësishme është të ceket se ne mbajmë trajnime që klienti apo qytetari fiton një certifikatë ndërkombëtare dhe ajo është në saldim, duke bashkëpunuar me DEFAES-in gjerman dhe me odën gjermane të Dortmundit, si dhe operimin me makineri të rëndë me Heavy Cert-in amerikan, që është licencë ndërkombëtare dhe është shumë e mirë dhe e lehtë për tu gjindur në tregun e punës”. ka deklaruar: Skender Berisha – Koordinator për cilësi në Qendrën e trajnimeve të KEK-ut.

Qendra e trajnimeve në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës, funksionon që nga viti 2005.

Fillimisht ishte themeluar për nevoja të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, por me ngritjen e kapaciteteve tani bënë trajnimin dhe kualifikimin, edhe për qytetarët e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Mars 2021 - Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit I.L. për vepren penale 'Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike  2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë - Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:30)

- Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)  

- Universiteti ''Kadri Zeka'' do të shënojë 8 vjetorin e themelimit! (Ambientet e Universitetit në Gjilan, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret”,  (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)  

- Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues në të cilin do të kërkojnë hapje totale për bizneset. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- OJQ “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 16:00)

- Qendra e Artit dhe Komunitetit organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi - çdo ditë është 8 mars”. (Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ora 19:00)