23 Tetor 2019

KEK-u arrin rekord në prodhimin e qymyrit për termocentralet

Prishtinë, 21 qershor - Me gjithë problemet dhe sfidat e shumta që dolën me shpronësimin e pronave në Shipitullë, Divizioni i prodhimit të qymyrit i Korporatës Energjetike të Kosovës ka arrit rekord të prodhimit dhe furnizimit me lëndë të parë të termocentralit Kosova A dhe Kosova B duke mundësuar furnizim të rregullt me energji nga këto dy termocentrale.

 Drejtor Ekzekutiv Divizionit të Prodhimit të Qymyrit në KEK, Hanefi Hajdini, ka thënë se “Vlen të theksohet që këtë vit Divizioni për prodhimin e qymyrit ka arritur rekorde të prodhimit të qymyrit, ku në muajin prill më saktësisht brenda 24 orëve ka arrit që të prodhoj mbi 40 mijë tonë qymyr dhe largimin e djerrinës, afërsisht 60 mijë metër kub djerrinë."

"Përkundër pajisjeve të cilat i kemi bukur të vjetruara, me angazhimin e menaxhmentit, stafit dhe punëtorëve, të cilët i kemi me numër prej 2500 punëtorë, kemi arritur që  jo vetëm ti furnizojmë elektranat dhe të mos kenë rrezikshmëri rreth furnizimit me qymyr, por edhe të krijojmë rezerva në deponi, të cilat i kemi mbi 500 mijë tonë të deponuara”.

Prodhimi i qymyrit është një nga punët më të vështira në Korporatën Energjetike të Kosovës, por falë angazhimit të menaxhmentit dhe punëtorëve çdo vështirësi ka arritur të tejkalohet pa probleme të mëdha.

“Në Divizionin e Qymyrit punohet në vazhdimësi në 24 orë në tri ndërrime. Puna është jashtëzakonisht e vështirë, si në të gjitha minierat edhe te ne. Gjatë verës kemi pluhur të madh dhe rrezikshmëri të madhe nga vetëndezja e qymyrit."

"Kurse gjatë dimrit mund të paraqiten probleme të mëdha për shkak të reshjeve dhe ngricave të shumta. Mirëpo, përkundër që është puna e vështirë, falë angazhimit maksimal të punëtorëve dhe përkrahjes së stafit menaxhues, si dhe kushteve që na ka krijuar KEK-u ne po arrijmë t’i menaxhojmë këto situata, si dhe të realizojmë prodhimin sipas planifikimit”. Ka shpjeguar Udhëheqësi i sektorit të prodhimit në Departamentin e Prodhimit të Qymyrit, Arsim Krasniqi.

Ky divizion është në proces të furnizimit me pajisje të reja, të cilat do ta rrisin në masë të madhe procesin e punës, që do të ndikoj edhe në prodhimin e sigurt të qymyrit për të gjitha termocentralet.

 “Në vitin 2019 kemi të planifikuar rreth 8 milionë tonë qymyr, mirëpo me ardhjen e pajisjeve të reja, planifikojmë që ky prodhim apo kjo nxjerrje e qymyrit do të dyfishohet që do të arrij në 15 milionë tonë qymyr. Me investimet e reja në ekskavatorët e rinj dhe me pajisjet tjera të reja, jo vetëm që do të kemi siguri në prodhim në termocentralet aktuale, por garantojmë që do të kemi një siguri dhe një furnizim të bollshëm edhe për termocentralin e ri”. theksoi, Drejtori Ekzekutiv i Divizionit të Prodhimit të Qymyrit, Hanefi Hajdini.

Nxjerrja e qymyrit ka filluar në vitin 1922 me metodën nëntokësore, ndërsa në vitin 1958 si minierë sipërfaqësore në Mirash dhe Bardh.

Miniera e Sibovcit Jug-Perëndimor ka rezerva të zbuluara prej 123.4 milionë tonë që garantojnë prodhim të qymyrit deri në vitin 2027.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 tetor 2019 - Mbahet konferenca më e madhe në rajon në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit Tech Festivalitn KosICT8. (Ambientet e “Kino Armatës” dhe në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit mban mbledhjen e radhës te Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari, Mytaher Haskuka. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës, Shtëpia e Bardhë, ora 10:00) 

- Zëvendësshefi i Zyrës së BE/PSBE, Riccardo Serri, do të vizitojë Qendrën Mësimore në Fushe Kosove, që është pjesë e projektit të financuar nga BE i cili synon të sigurojë prospekte më të mira për arsim për fëmijët dhe të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian. (Qendra Mësimore në Lagjen 29 në Fushë Kosovë, afër stacionit të trenave, qendra Fidan Lahi, ora 10:00) 

- Për nder të jubileut të 10-vjetorit të punës së Gjykatës Kushtetuese do të mbahet konferenca ndërkombëtare në temën “Sigurimi i sundimit të ligjit dhe i të drejtave të njeriut përmes mekanizmave të drejtësisë kushtetuese: Sfidat e shekullit 21”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bnë prezantimin e studimit të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë - Serbi për Pretendimet e Serbisë mbi ‘Investimet’ në Kosovë nga Ndërmarrjet Shoqërore Serbe pas Vitit 1999 në Kontekstin e Marrëveshjes Eventuale Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Sirius, ora 10:15)

- KEDS organizon aktivitetin me rastin e Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë. (Qendra e Trajnimit ngjitur me Parkun e Biznesit në Drenas, ora 10:30)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organizon aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Shtjefën Gjeçovi”. (Objekti i SH.M.L.P “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, ora 10:30)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Fehmi Agani" në Gjakovë Prizren ku do të takoj drejtorin e kësaj shkolle, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës në Gjakovë, ora 11:00)

- SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes zyrtare të projektit “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP!”. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën e Mesme të Lartë "Gjon Buzuku" në Prizren ku do të takoj drejtorin e kësaj shkolle, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës në Prizren, ora 13:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon konferencë për media për të shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës me shumën prej 66,429.50 euro. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Në kuadër të panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit mbahen takimet B2B me bizneset e Malit te Zi. (Salla 1 Tetori, ora 14:00)