18 Prill 2024

KEK-u aftëson për prodhim edhe një njësi të TC-A-së

Prishtinë, 6 shtator - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar opinionin e gjerë publikë se remontet kapitale që kanë filluar qysh në Mars të këtij viti në blloqet e TC-A dhe TC-B janë në përfundim e sipër.

E gjithë kjo punë kolosale sipas KEK është bërë që gjatë sezonit Dimëror t'i  kemi të gjitha blloqet në dispozicion të prodhimit të energjisë elektrike.

Në këtë vazhdë, na lejoni të ju njoftojmë se fillimi i procedurave për kthimin në punë të një njësie në TCA është planifikuar të bëhet sot me datën 06.09.2019, gjatë ndërrimit të dytë.

Gjatë kësaj kohe, KEK-u nuk ka alternativë tjetër përveç  startimit të njësisë me naftë (deri sa të arrihet temperatura e nevojshme në kazan), dhe si rrjedhim, për disa orë shkarkimi i pluhurit nga kjo njësi do të jetë më i theksuar.

Me këtë rast, KEK-u me kohë ka njoftuar të gjitha institucionet relevante (Komunën, MMPH-në, Policinë e Kosovës) duke kërkuar mirëkuptimin e tyre dhe të gjithë qytetarëve, me qëllim të ofrimit të stabilitetit energjetik edhe gjatë sezonit dimëror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)