20 Prill 2018

KEK rikthen 100 për qind të kapacitetit prodhues sipas bilancit

Prishtinë, 12 shkurt - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka kthyer në prodhim edhe “Bllokun A5” të Termocentralit “Kosova A”.

Aktualisht Korporata është duke operuar me 100 % të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike sipas Bilancit energjetik të aprovuar nga MZHE.

Ashtu siç është premtuar nga fillimi, edhe në takimet me kryeministrin e vendit, z. Ramush Haradinaj dhe zyrtarët tjerë të institucioneve, të gjitha parashikimet janë realizuar në një afat rekord pas arritjes së marrëveshjes dhe zhbllokimit të procesit të zhvendosjes së banorëve nga zonat e Hadës dhe Shipitullës.

Të gjithë punëtorët e KEK-ut, nga menaxhmenti, punëtorët e termocentraleve dhe ata të mihjeve kanë punuar intensivisht që të arrihet një stabilitet maksimal dhe të kthehen në funksion të gjitha njësit prodhuese para ditëve të festave të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu edhe të gjitha njësitë gjeneruese në terren, në mihje janë duke punuar me një dinamik dhe intensitet të shtuar për të kompensuar rezervat e shpenzuara gjatë kohës sa kishte bllokadë si pasoj e vonesave në shpronësime.

Varësisht nga konsumi në vend dhe kërkesat nga operatoret në treg, KEK-u ka në dispozicion kapacitete prodhuese të energjisë deri në 780 MW/h.

Bordi, Menaxhmenti dhe gjithë punëtorët e Korporatës, me këtë rast urojnë të gjithë qytetarët e vendit për Festën e madhe, jubilare të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Prill 2018

- Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë-Zyra në Prishtinë, shënon Ditën Botërore të Shëndetit me temën: “Mbulimi shëndetësor i përgjithshëm: për të gjithë, kudo”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj do t’i bashkohet përseri aksionit të komunës së Suharekës për largimin e mbeturinave përgjatë rrugëve kryesore dhe lokale, shesheve dhe hapësirave publike të kësaj komune. (Objekti i komunës së Suharekës, ora 9:30)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrimit Raportit Vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe shqyrtimi i Raportit te Projektligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me përfaqësues e Odës Ekonomike e Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane do të takojnë bizneset nga rajoni i Pejës në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe biznesi”. (Restorant “Univers” në Pejë, ora 10:00)

 - Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojnë prezantimin e 45 përfituesve të granteve të përzgjedhur në raundin XI të projektit të Skemës së Qelizave të Reja për të ndjekur studimet për Master një vjeçar në universitetet e BE-së. (Hotel Sirius, ora 10:30)

 - Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e “Rrugës Rajonale R102, Komoran-Skenderaj, Segmenti Komoran-Morinë”. (Fshati Polluzhë te rreth - rrotullimi, ora 11:00)

- Mbahet manifestim për nderë të 70-të vjetorit  të themelimit të SHFMU 'Isa Boletini". (Ambientet e Shkollës 'Isa Boletini' në Isniq, ora 11:00)

- Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e “Rrugës Rajonale R102, Komoran-Skenderaj, Segmenti Komoran-Morinë”. (Fshati Polluzhë te​ rreth - rrotullimi, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e rregullt javore e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11.00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës.. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

-  Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për media me temë 'Publikimi i dokumentave zyrtare të Bosnjës dhe Herecegovinës që paraqesin shtet Republikën e Kosovës'. (Zyret e AKB-së, ora 13:30) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare, Bienalen e Venedikut. (Galerinë Kombëtare të Kosovës, ora 13:45)

- Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore organizon 'Evidence Based Future'. (Hotel Grand, ora 14:00)

- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë mbanë takimin përmbyllës me 61 punëkërkuesit kosovarë të cilët në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani. (Salla e konferencave, objekti i APPK-së, ora 18:00)