19 Prill 2024

KEK prodhon 1 362 GWh, energjisë elektrike në tremujorin e katërt të 2018

Prishtinë, 14 shkurt – Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM4 2018.

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018 vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.93 mijë tonë.

Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 362.1  GWh, dhe në hidrocentrale ishte rreth 54.1 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018, Kosova ka importuar 347.6 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë (TM4 2018) Kosova ka eksportuar 88.6 GWh energji elektrike.

Në tremujorin e katërt të vitit 2018, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 159.2 GWh energji elektrike.

Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2017), sasia e energjisë elektrike e konsumuar ishte rritur për 6.0 %.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)