04 Mars 2021

KEK nxjerrë nga operimi njësinë B-2

Prishtinë, 23 tetor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në KEK nuk ka asgjë shqetësuese dhe nuk po ndodhë asgjë e jashtëzakonshme.

Në fakt, KEK-u ka pasur një problem teknik në vetëm një njësi e cila pritet të zgjidhet shumë shpejt.

Në këtë drejtim ju njoftojmë se në mëngjesin e sotëm, rreth orës 05 :00, si pasaojë e rritjes së shpenzimit të ujit në njesinë B-2, kjo njësi është nxjerrë nga operimi.

Tutje, ekipet e ekspertëve të KEK-ut menjëherë janë mobilizuar dhe janë duke dhënë maksimumin për të sanuar rrjedhjen e ujit dhe kthimin e kësaj njesie në punë gjatë ditës së nesërme, si pasojë deri nesër edhe Termokosi do të ketë mungesë të energjisë termike.

Për më tepër, në vazhdën e bashkëpunimit që këmi më Korporatën Energjetike Shqipëtare për shkëmbimin e energjisë elektrike, KEK-u menjëherë ka siguruar nga KESH-i gjysmën e energjisë (100 megawat) e cila është dashtë të prodhohet nga kjo njesi.

Ndërkohë që pjesa tjetër e konsumit duhet të sigurohet nga kompania përgjegjëse për furnizimin e qytetarëve me këtë produkt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021. (selia e KQZ-se, ora 11:00) 

- Me rastin e ndarjes nga jeta të Enver Krasniqi, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sistemi prokurorial organizon mbledhje komemorative. (Amfiteatri i ndërtesës të ish-Rilindjes, ora 11:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)