16 Prill 2024

KEK kërkon nga ZRrE rritje të tarifave te energjisë eletkrike

Prishtinë, 9 shkurt - Korporata Energjetike e Kosoves (KEK) ka berë të ditur se dje ka dorëzuar Aplikimin Tarifor final në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) në përputhje të plotë me standardet e rregullatorit. ZRrE kërkon nga KEK-u që të rishikojë energji elektrike që duhet siguruar për konsumatorët, koston për ofrimin e shërbimeve për një vit dhe propozimin e tarifave që nevojiten për t’i ngarkuar konsumatorët.

Objektivat e KEK sipas komunikates janë për të ofruar energji elektrike të mjaftueshme për konsumatorët e rregullt, në përputhje me kërkesën e tyre dhe tarifat që i mundësojnë KEK-ut ta mbulojë këtë kosto. Aplikimi tarifor për vitin 2010 ka për qëllim që t’i avancojë më lartë këto qëllime, veçanërisht për sektorin e mirëmbajtjes dhe shpenzimeve kapitale për operimet në miniera, njësitë gjeneruese dhe rrjetin shpërndarës.

Gjatë vitit 2009 ka patur një progres të prekshëm për t’ju siguruar furnizim 24:00 konsumatorëve që paguajnë, që ka rezultuar me aplikim shumë më të vogël të reduktimeve. KEK është i zotuar që këtë progres ta vazhdojë edhe gjatë këtij viti.

KEK ka arritur t’i ketë funksionale tri njësi gjeneruese në TC “Kosova A”, dy nga të cilat janë vazhdimisht në punë. Disponueshmëria e njësive të TC “Kosova B” ka qenë gjithashtu më e madhe, duke ia mundësuar korporatës që t’i furnizojë konsumatorët më më shumë energji. 

Në aplikimin e tij KEK propozon një rritje të çmimeve për konsumatorët në nivelin 14.6 për qind. ZRrE do ta shqyrtojë aplikimin e KEK-ut si dhe dokumentet mbështetëse të aplikimit dhe pritet t’i publikojë komentet e veta më datë 25.02.2010. Më datë 15 mars, ZRrE pritet që të vendosë për tarifat finale me të cilat do të ngarkohen konsumatorët nga 1 prilli 2010.

Në frymën e bashkëpunimit të mirë dhe për të pasur një furnizimin edhe më stabil dhe kualitativ me energji elektrike që arrihet vetëm përmes  investimeve kapitale shumë të nevojshme në rrjetin energjetik të vendit, KEK sh.a. fton të gjithë konsumatorët të kryejnë obligimet e tyre karshi korporatës duke paguar faturat mujore dhe kursyer energjinë e disponueshme elektrike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)