27 Shkurt 2021

KEK dhe KESH të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit në sektorin energjetikë

Prishtinë, 17 shtator - Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm, Hysen Fazliu dhe u.d. Kryeshefi Ekzekutiv të KEK sh.a. Luigj Imeri kanë vizituar Korporatën Energjetike Shqiptare, ku janë pritur nga Administratori i KESH sh.a. Benet Beci me bashkëpunëtor.

Në këtë takim është diskutuar  për sektorin energjetik e me theks të veçantë për prodhimin e energjisë elektrike si produkt esencial për qytetarët e të dyja vendeve.

Më tej, të dy palët u dakorduan se pas vënies në punë të linjës së interkonjeksionit 400 kV, janë krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e energjisë elektrike nga KEK te KESH dhe anasjelltas.

Për më tepër, Zyrtarët e lartë të KEK dhe KESH janë zotuar se do thellojnë bashkëpunimin në sektorin energjetikë me interes të ndërsjellë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)