15 Dhjetor 2017

KEDS vendos pesë trafo të reja në Llapashticë të Podujevës

Prishtinë, 30 nëntor - Gjatë muajit muajit tetor të këtij viti, KEDS ka përfunduar një projekt tepër të madh në fshatin Llapashticë të Podujevës, me një kosto të përgjithshme mbi 200 mijë euro.

Gjendje energjetike në fshat ka qenë mjaft e rëndë, ku qindra shtëpi furnozoheshin vetëm nga një trafo.

Kjo ishte e pamjaftueshme dhe mbingarkesat sillnin ndërprerje të shpeshta dhe pamundësonte furnizimim me energji elektrike.

Fshati shtrihet në pjesën perëndimore të Podujevës dhe banorët kryesisht merren me bujqësi.

Ramadan Hodolli, banor i fsahtit që merret me kultivimin e mjedrave, shprehet mjaft i kënaqur me investimet e KEDS-it në këto anë.

"Për rymën tash jemi të kënaqur. Kemi pas probleme të mëdha dhe shpesh na u djegnin pajisjet. Mu për veti më janë djegur katër frigorifera nga tensioni i rrymës. Çdo shtëpi ka pas përforcues. Tash jemi mirë, trafo na u ka afru 200-300 m, përpara e kena pas 2-3 km larg," ka thënë Hodolli.

Për të përmirësuar rrjetin energjetik këtu KEDS ka vendosur pesë trafostacione të reja të tipit shtyllë 10(20)/0.4 kV edhe atë 2 trafostacione me fuqi instaluese 160 kVA dhe 3 trafostacioe 100 kVA.

Po ashtu është rrënuar trafostacioni i vjetër kullë, që ka qenë i vjetër rreth 50 vjet dhe në gjendje majft të keqe që paraqiste rrezik për banorët.

Të njëjtë kohë janë vendosur edhe 100 copë shtylla betoni të tensionit të mesëm dhe 164 shtylla betoni të tensionit të ulët. Gjithashtu janë shtrirë kabllo ABC  14,977 m  të tensionit të ulët.

Me këtë investim në të njëjtën kohë është eliminuar rreziku dhe furnizimi me energji elektrike është më kualitaiv dhe kuantitativ.

Për nevojat e banorëve me shtimin e popullsisë në fshat, KEDS ka zgjeruar kapacitetet energjetike këtu.

Edhe  pronari i një supermarketi, Bekim Havolli, shprehet mirënjohës me punën e KEDS-it. Një prishje kur ndodhke, krejt fshati mbetke pa rrymë. Tash punojmë pa problem  dhe jemi të kënaqur", ka thënë Havolli.

Janë 163 familje që përfitojnë nga ky investim i KEDS-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Dhjetor 2017 - Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, do të takojë Janez Kopac, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me seli ne Vjenë ku do te bisedoj lidhur me gjendjen aktuale të përputhshmërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, nga ana e Kosovës. (Ndërtesae Kuvendit, salla N-303, ora 9:00)

- Ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth zbatimit të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe Marrëveshjeve të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë;. (Ndërtesae Kuvendit, salla N 302, ora  10:00)

- Caritas Kosova do të dhurojë 25 shtretër me dyshekë dhe komodina, donacion për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Objekti i Klinikës së Kirurgjisë, ora 11:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të fillojnë me nënshkrimin e Peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- ARDA organizon ceremoninë e hapjes së Panarit Dimëror në Prishtinë. (Sheshi Skënderbeu, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndajres së certifikatave për 200 të rinj për pjesëmarrjen e tyre në trajnimin “Ndërmarrësi për të rinjtë e Kosovës”. (Ish Instituti i Historisë, tani ndërtesa e administratës së UP-së, afër Institutit Albanologjik të Kosovës, ora 11:30)

- Mbahet një konferencë për media lidhur me deklaratën e përbashkët të dhjetëra subjekteve joqeveritare për Projekt-ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës, i cili është duke u draftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe parashihet t'i dërgohet Kuvendit të Kosovës. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj takim me punonjësit e Administratës Tatimore të Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Rrjeti Ballkanik i Gazetarise Hulumtuese, BIRN Kosova, ne bashkepunim me Qendren e Avokimit per Kulture Demokratike, ACDC, do te organizoje nje koktej rasti per ceremonine e ndarjes se çmimeve per 3 storiet me te mira gazetareske, ne kuader te iniciatives se perkrahur nga Ambasada Holandeze ne Kosove. (Kafe-librari, Dit' e Nat', 18:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës shfaq premierën e mbyllur të filmit të shkurtër ‘Një Muaj’ nga Zgjim Terziqi. (Cineplexx, salla nr. 5., ora 18:00)

-  Hapet ekspozita "Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja" me fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës gjatë luftës së vitit 1999, të autorit Fatos Lubonja. (Modelariumin e Arkitekturës mbrapa Ministrisë së Arsimit, ora 19:00)