20 Prill 2024

KEDS lidh shtyllën elektrike për rrethojë të shtëpisë

Prishtinë, 29 tetor - Një shtyllë elektrike plotësisht funksionale, po qëndron e lidhur me tela në rrethojat e oborrit të shtëpisë së Nebih Shabani  në Drenas.

Ky qytetar thotë se është ankuar për një vit rresht në KEDS, duke kërkuar nga ta largimin sa me të shpejt të kësaj shtylle nga shtëpia e tij , por sipas tij, deri me tash përveç premtimeve KEDS nuk ka ndërmarr asnjë veprim.

“Që një vit kam qenë dy tri herë te drejtori në Drenas, po më thojnë që brenda javës hiqet, e se kanë hek hiq. Kam thirr edhe në Prishtinë tri apo katër herë dhe më kanë thënë se do ta heqin,por skan reagu deri më tash. ”, ka thënë Shabani. për Gazetën Alo.

Shabani edhe një javë ka për të udhëtuar për në Zvicër dhe paralajmëron se nëse KEDS-i nuk do të heq shtyllën nga muri i shtëpisë së tij, ai të ndërmarrë vet masa për t’u mbrojtur nga rreziku që po i kanoset rryma.

“Që nuk e heqin edhe një javë vet ka me e marr me e hek me traktor. Unë nuk shkoj pa e hek atë shtyllë qe e kanë kap me tela që mu ka mbështetë për shtëpi”, ka kërcënuar Shabani.

Ndërkaq, zyrtarët e KEDS-it në Drenas nuk janë përgjigjur interesimit të gazetës për këtë çështje, duke u arsyetuar se nuk kanë të drejtë të prononcohen për media. 

/Gazeta Alo/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)