23 Prill 2024

KEDS i përkushtuar për ti shërbyer komunitetit të biznesit

Prishtinë, 27 nëntor - Komuniteti i biznesit luan një rol të rëndësishëm në mirëqënien ekonomike të një vendi. KEDS duke qenë edhe vet pjesë e këtij komuniteti përpiqet të luajë rolin e vet sa më mirë në zhvillimin e këtij sektori.

Pas shumë takimeve me asociacione të biznesit, dhe si kërkesë e këtij komuniteti ne kemi hapur një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi.

Për tu përgjigjur sa më mirë kërkesave që vijnë nga biznesi, KEDS ka emëruar një ekip të menaxherëve që do të merren drejtpërdrejt më këto kërkesa.

Përveç kësaj, në koordinim me aktorët relevantë, KEDS gjatë vitit 2018 do të ketë në fokus të veçantë investimet në rrjet që lidhen drejtpërdrejt me bizneset.

KEDS do të vazhdojë të mbajë takime të rregullta me të gjitha asociacionet e bizneseve me qëllimin që sa më mirë të përmbush kërkesat e bizneseve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)