16 Tetor 2019

KEDS destabilizon bizneset prodhuese dhe ndërtuese

Prishtinë, 21 qershor - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), për një dekadë e gjysmë, në vazhdimësi  ka shprehur shqetësimet, rreth problemeve të komunitetit të biznesit me energjinë elektrike.

Ky reagim i bizneseve është i lidhur me Tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike, maxigrafi, mungesa e energjisë dhe detyrimi i dhurimit të Trafove duke i kaluar në pronësi të KEDS-it  si dhe për mungesë e furnizim të pamjaftueshëm të bizneseve , por edhe të qytetarëve, me energji elektrike, si dhe dëmet e  shumta të shkaktuara në pajisje dhe teknologji, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike,

Aleanca Kosovare e Bizneseve i ka njoftuar dhe ka dërguar shkresë zyrtare tek të gjithë përfaqësuesit e institucionet përkatëse në Kosovë se është koha e fundit që të ndërmerren veprime konkrete në lidhje me keqpërdorimet nga ana e KEDS-it që janë duke u rritur dita në ditë në këto fusha:

Llogaritja e rrymës nga ana e KEDS-it me maksograf nga qendra  bëhet në fillim të muajit në mënyrë paushalle për 30 ditë kalendarike edhe pse dihet që  gjatë muajit ka 20 ditë prodhim, kurse  maksografi bën llogaritjen pandërprerë  edhe për ditë e mbetura të muajit.

ZRRE po ashtu duhet te ndërmerr hapa konkret në koordinim me ligjdhënësin respektivisht me parlamentin e Kosovës për parandalimin  e keqpërdorimeve te mjeteve financiare te subjekteve afariste te cilat me mjete të tyre vetanake bëjn investime kapitale në ndërtim të largpërçuesve dhe të trafostacioneve për pëlqime elektroenergjetike  për shfrytëzim të objekteve duke ditur që të gjitha këto investime edhe instalime mbesin si asete te KEDS-it te cilat KEDS-i i përvetëson si asete te veta. E në anën tjetër KEDS-i të gjitha këto investime në vlera milionëshe i paraqet si investime kapitale të  veta.

Edhe pse për këto veprime te KEDS-it dihet botërisht , sistemi ynë legjislativ lejon që KEDS të vazhdoj me zbatimin e papërgjegjësive të tij ndaj konsumatorëve duke mos siguruar furnizim të pandërprerë të rrymës kualitative ku si pasojë ka dëme te mëdha si në ngecje të prodhimit ashtu edhe në makineri dhe linja teknologjike për shkak te kualitetit të dobët të rrymës, duke mos pranuar kurrfarë përgjegjësie për shkaktimin e këtyre dëmeve në tërë fushat e ekonomisë së Kosovës e posaçërisht në lëmine e prodhimit të materialeve ndërtimore si dhe industrinë ushqimore.

Rasti me konkret dhe më i freskët i këtyre veprimeve negative dhe të papërgjegjshme ku në mënyrë seleksionuese dëmtohen bizneset milionëshe është rasti në Zahaq të Pejës ku në mënyre seleksionuese ndanë prioritete – prodhimet , për të cilat veprime te dëmshme është janë të njoftuara edhe strukturat e KEDS-it, e ne shtojcë të këtij njoftimi e bashkangjesim edhe Zgjedhjen Teknike te ofruar nga KEDS duke dëmtuar biznesin në dobi të KEDS-it.

 Me këtë KEDS detyron biznesin që kanë trafo vetanake që të bëjnë investime shtesë në vlerë prej 60000 euro (gjashtëdhjetë mijë euro) në emër te KEDS-it, kurse pronësia e investimeve dhe e aseteve të mbetet e KEDS-it, duke ditur që investimet aktuale në këtë biznes respektivisht në kompaninë NPT ART COM janë 3.5 milion euro.

Kjo kompani për shkak të furnizimit te dobët respektivisht ndërprerjeve konstante ditore te energjisë elektrike dhe kualitetit te dobët të rrymës ka pësuar humbje enorme konstante ne fabrikën e saj ne fshatin Nakëll me teknologji me modern ne vlerë prej 3 milion euro.

AKB këto pengesa të vazhdueshme për KEDS dhe ZRRE i ka  ngrit edhe në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe është e gatshme të jep kontribut në këtë çështje.  

Andaj krejt në fund, Aleanca Kosovare e Bizneseve, inkurajon të gjitha institucionet përkatëse, për një bashkëveprim dhe bashkërenditje në raport me KEDS dhe  ZRRE-në për krijimin e një klime më të volitshme edhe në sektorin e Energjisë, e cila do të kishte impact në nxitje të investimeve vendore dhe të huaja direkte, si dhe impact në rritje ekonomike të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019  - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)