20 Prill 2024

KE përkrah Mitrovicën në projektet për mbrojtjen e mjedisit

Mitrovicë, 24 mars - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizimit, Mehdi Bala, ka pritur të mërkurën në takim shefin e operacioneve për infrastrukturë të Komisionit Evropian në Kosovë, Antonio Garcia Suarez, me të cilin ka biseduar për përgatitjet që janë duke u bërë lidhur me projektin e gjelbërimit në lagjen “Tjegullorja”.

Kryetari Kastrati e ka falënderuar mysafirin nga Komisioni Evropian për mbështetjen që i kanë dhënë këtij projekti dhe ka shfaqur gatishmërinë që të ndihmoj në mënyrë që projekti të realizohet në kohën e paraparë. Ai poashtu ka kërkuar që zyrtarët nga KE-ja të mbajnë kontakte të vazhdueshme me zyrtarët komunalë në mënyrë që të përcjellët për së afërmi realizimi i këtij projekti me vlerë prej 250 mijë eurosh.

Kreu komunal e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme investimin në fushën e ambientit, veçanërisht në Mitrovicë ku ka shumë probleme të kësaj natyre. Në këtë kontekst, ai e ka njohur zyrtarin e KE-së edhe për themelimin e një drejtorie të veçantë për fushën e ambientit. 

Në anën tjetër, shefi i operacioneve për infrastrukturë të Komisionit Evropian në Kosovë, Antonio Garcia Suarez, ka thënë se ata janë shumë të interesuar që ky projekt të realizohet. Poashtu ai ka theksuar se për të gjitha fazat e projektit, për të cilin është përzgjedhur edhe punëkryesi, do të jenë në kontakt me zyrtarët dhe ekspertët komunalë.      
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)