28 Mars 2024

KDI prezanton “Politikat lokale në Mbrojte të mjedisit”

Prishtinë, 2 gusht  – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka prezantuar publikimin “Politikat lokale në Mbrojte të mjedisit”,  që ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit jetësor me fokus në legjislacionin kosovar dhe mandatin e komunave të Regjionit të Prizrenit. 


Përfaqësues të KDI-së, në një konferencë për media, kanë alarmuar mbi gjendjen e ambientit në vend, në vecanti në regjionin e Prizrenit.


Kreshnik Basha nga KDI ka thënë se gjatë dekadës së fundit, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar ligje sa i përket mbrojtjes së mjedisit. Mirëpo sipas tij, problemet e shfaqura në mos implementimin e ligjeve nga ana e Qeverisë, kanë qenë dhe janë ndër shqetësimet e Shoqërisë Civile në Kosovë.

Nisma të tilla për sensibilizimin e përgjithshëm në mos implementimin e ligjeve që mbrojnë mjedisin; kanë ardhur kryesisht nga organizatat e Shoqërisë Civile”, ka thënë Basha.


“Mos përcaktimi i kompetencave ka bërë që të prolongohet çështja e mbrojtjes së mjedisit e me të edhe shkatërrimi në masë të mjedisit dhe resurseve natyrore. Implementimi i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale i cili ka filluar të zbatohet që nga viti 2008, mirëpo ky ligj shumë herë ka qenë në kritika të shumta për mos përcaktimin e qartë të kompetencave. Kjo pasi që, kuvendeve komunale i lë në kompetencë edhe mbrojtjen e mjedisit lokal, mirëpo që nga pas lufta asnjë nga qeveritë lokale nuk kanë arritur të jenë në nivel të mbrojtjes së mjedisit dhe në veçanti shtratin e lumit “Drini i Bardhë”.


Nga ana tjetrër, Naim Cahani nga KDI ka deklaruar se duke parë si shumë të rëndësishëm çështjen e mbrojtjes së mjedisit, në këtë dokument pasqyrohet baza ligjore që ka Kosova në mbrojtjen e mjedisit dhe gjendja aktuale që mbizotëron në komunat e Regjionit të Prizrenit në mbrojtjen e mjedisit, e në veçanti degradimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë dhe shqetësimet nga vetë popullata në lidhje më këtë problematik që ndërlidhet edhe kualitetin e jetës së tyre.


“Shikuar nga ky prizëm, Kosova ka një mori organesh që janë të autorizuara të ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit në Kosovë. Edhe përkundër ekzistimit të këtyre organeve që ngërthehen në MMPH, ruajtja e mjedisit paraqitet si sfidë shumë duke analizuar gjendjen aktuale që mbretëron në Komunat e Regjionit të Prizrenit.


Me qëllim të mos krijimit të pengesave në drejtim të mbrojtjes së mjedisit, organet qendrore duhet të fillojnë të bartin kompetencat në nivel lokal dhe duhet të harmonizohet legjislacioni ekzistues në drejtim të zbritjes së kompetencave në nivel vertikal e jo horizontal siç është praktikuar deri më tani. Po ashtu qeveritë lokale janë treguar të pa aftë sa i përket mbrojtjes së mjedisit. Shumica e komunave nuk kanë legjislacionin sekondar përkatësisht Rregulloret komunale për mbrojtjen e mjedisit.

Po ashtu sipas parimit “ndotësi paguan” komunat janë të pafuqishme si pasojë e mungesës së kapaciteteve inspektoriale. Edhe roli i organeve të drejtësisë në drejtim të mbrojtjes së mjedisit është i pashmangshëm. Edhe me kodin penal të Republikës së Kosovës parashihen ndëshkimet mbi personat fizik dhe juridik që shkaktojnë ndotjen e mjedisit. Policia dhe Prokuroria duhet të jenë më efektive sa i përket iniciativave për mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi” , ka thënë Cahani.


Ndër rekomandimet që janë paraqitur nga takimet me përfaqësues të autoriteteve lokale dhe organizatave të SHC që mirren me këtë çështje janë:


• Komunat të ndërmarrin veprime konkrete në drejtim të hartimit të planeve lokale për mbrojtjen e mjedisit


• Komunat të hartojnë planet për administrimin e mbeturinave.


• Te ngitet bashkëpunimi ndërmjet inspektorateve në nivele qendror dhe lokal për mbrojtje të mjedisit


• Ministria gjegjëse duhet të filloj në hartimin e Planit Strategjik të Kosovës për administrimin e mbeturinave


• Të vihet një kontroll strikt mbi eksploatuesit e zhavorrit dhe gurorëve


• Të harmonizohen ligjet me qëllim të mos krijimit të kompetencave në nivele të ndryshme


• Komunat të fillojnë me draftimin e rregulloreve për mbrojtjen e mjedisit


• Të implementohen ligjet që rregullojnë mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi


• Prokuroria dhe policia të jetë më efikase në drejtim të trajtimit të lëndëve që kanë të bëjnë më mbrojtjen e mjedisit


• Të ngiten buxhete komunale në drejtim të mbrojtjes së ambientit


• Të krijohet mundësia ligjore që komunat të kenë edhe autoritet në licencimin e operatorëve për grumbullimin e mbeturinave.


• Komunat apo OJQ-të duhet të ndërmarrin fushata për senziblizimin e qytetarëve për mbrojtjen
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)