20 Nëntor 2018

Kalifornia orientohet drejt energjisë diellore

Kaliforni, 17 maj - Kalifornia është tashmë shteti i parë amerikan që ka vendosur kriterin e paneleve diellore për shtëpitë e reja që do të ndërtohen nga viti 2020.

Zërit të Amerikës, njofton se shteti i Kalifornisë është në krye të përpjekjeve për zvogëlimin e gazit të karbonit që çlirohet në atmosferë, ndërkohë që Uashingtoni ka objektiva më pak ambicioze.

Ndërsa Presidenti Donald Trump dhe zyrtarët amerikanë të mjedisit po zbusin rregullat për ndotjen, Kalifornia po lëviz drejt energjisë diellore. 40% e të gjithë paneleve diellore në SHBA, gjenden që tani në këtë shtet, ku kompanitë e shërbimeve komunale po promovojnë panelet diellore.

“Mbi një çerek milionë klientë, banorë dhe biznese, kanë instaluar tashmë panele diellore në pronat e tyre. Po e rrisim këtë numër me rreth 4 – 5 mijë lidhje të reja në muaj”, thotë Jill Anderson, e kompanisë “South California Edison”.

Mandati i ri legjislativ do ta bëjë energjinë diellore pothuajse universale, ndërkohë që edhe burimet e energjisë së pastër po bëhen më të lira.

“Po zbulojmë se tashmë energjia diellore dhe ajo nga era janë shpesh variantet më të lira. Arizona organizoi një tender ofertash, dhe energjia diellore iu ofrua me një çmim nën 2 cent për kilowat/orë. Konkurenti më i afërt ishte qymyrguri, por me një çmim mbi dyfish”, thotë Daniel Kammen, i Universitetit të Kalifornisë.

Por, kritikët ankohen se detyrimi për vendosjen e paneleve diellore do të rrisë kostot e ndërtimit me rreth 10 mijë dollarë për shtëpi.

Një ekspert i energjisë diellore thotë se megjithatë është me leverdi për ata që do të blejnë shtëpinë.

“Nëse nuk vendosen panelet, ndoshta mund të kursehet diçka gjatë ndërtimit. Por, nuk do të ishte veprim i mençur nga pikëpamja financiare dhe shoqërore”, thotë Peter Saeta, i Kolegjit “Harvey Mudd”.

Saeta thotë se energjia diellore nuk ndot ajrin dhe se pronarët e shtëpive do ta rifitojnë investimin e tyre nëpërmjet kursimeve të mëdha në energji.

Zyrtarët e shtetit të Kalifornisë kanë premtuar të ulin me 40% nivelin e ndotjes, deri në vitin 2030.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 nëntor 2018 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me IFC-në. (Holli i MTI-së, ora 10:00)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit, me temë “Integrimi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Serb në Sistemin e Drejtësisë në Veriun e Vendit”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Menaxhmenti i Universitetit te Prishtinës “Hasan Prishtina” mban konferencën ekskluzive për të informuar opinionin lidhur me rangimin e UP-së në databazën shkencore ndërkombëtare për institucione, Scimago. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 10:30)

- Ministri për tregti dhe industri, Endrit Shala raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me realizimin e planit të punës së këtij viti dhe planifikimet për vitin e ardhshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Kosovës - Trainkos dhe raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Promovohet libri i Ylli Cabiri i titulluar "Shqipëria mund të bëhët". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve promovuese me qëllim të shënimit të Ditës Universale  të Fëmijëve Avokati i Popullit do të organizojë aktivitet me fëmijë të shkollave fillore, nga regjioni i Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Pejës dhe Fushë Kosovës. (Zyrët Qendrore të IAP-së, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinore raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me gjendjen e mjedisit në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:00)

- Zëvendës Presidenti i parë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Jürgen Rigterink i takohet me Ministrin e Financave Bedri Hamza ku edhe do të mbajnë një konferencë për media. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 12:30)

- Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan hap Zyrën për Këshillin e Nxënësve në nivel komunal me qëllim të bashkëpunimit dhe inkorporimit të kërkesave direkte të nxënësve si harmonizim i aktiviteteve të përbashkëta. (Objekti i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi raportojn para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me gjendjen e institucioneve korrektuese në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrët qendore të Vetëvendosjes, ora 14:00 - shtyhet, ora 15:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruaj Memorandum Mirëkuptimi me përfaqësuesit e BERZh-it, për “Pristina Green City Action Plan”. (Komuna e Prishtinës, ora 15:00)

- Në kuadër të programit “Coca-Cola përkrah Rininë” mbahet eventi i rrjetëzimit i cili do të certikoj 150 të rinj të cilët kanë ndjekur trajnimin gjatë muajve Tetor-Nëntor 2018.  (Sheshi 21, ora 16:00)

- Kosovo 2.0 organizon hapjen e ekspozitës artistike dhe instalacionit “Handle With Care,” përgatitur nga artistet Jimini Hignett and Patricia Kaersenhout. (Hapësira e re e K2.0, rr. Ferat Dragaj 60-1, pas furrës Qerimi 1, ora 18:00)

- Galera e Ministrisë së Kulturës bën hapjen e ekspozitës “Peizazhet e Sejdi Kapllanaj”.  (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)