28 Mars 2024

Kalabria IV me rrjet elektrik nëntokësor

Prishtinë, 20 shkurt - Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se është duke punuar intensivisht në lagjen Kalabria të Prishtinës, duke bërë zëvendësimin e rrjetit elektrik ajror me kabllo nëntokësore dhe po heq të gjitha shtyllat elektrike tashmë të panevojshme.

Me këto investime banorët e këtyre lagjeve do të kenë dukshëm përmirësim të furnizimit me energji elektrike dhe njëkohësisht shmangin rrezikun për kalimtarët nga përçuesit elektrik.

Përveç që ka përmirësuar furnizimin me energji elektrike, KEDS ka zgjeruar edhe kapacitetet energjetike, si nevojë e domosdoshme pas rritjes së popullatës në këto lagje.   

Ky është një projekt i madh dhe KEDS punën e ka ndarë sipas trafo regjioneve, në Kalabria I, II, III, IV, V, VI.

Puna në Kalabrinë IV ka përfunduar plotësisht, dhe në përfundim e sipër është Kalabria V, kurse të tjerat janë në proces dhe pritet të përfundojnë gjatë këtij viti.

Gjatë punimeve në Kalabria IV, përveç tjerash janë vendosur edhe ormanët për zhvendosjen e njehsorëve, ku një orman parashihet për gjashtë shtëpi dhe në çdo 40 metra nga një puset.

Këtij investimi në këto lagje i gëzohen 208 familje përfituese.

 Njëri ndër ta është edhe Selim Bilalli, i cili thotë se ky investim është i mirëpritur për të gjithë. 

“Kur frynte era, telat ngjiteshin mes veti dhe shpesh kishim ndërprerje të energjisë elektrike. Tani rrymën e kemi shumë ma të mirë dhe njëherësh do të largohet edhe rreziku për kalimtarët e rrugës  nga telat e vjetra që ishin“,  ka thënë Bilalli.

KEDS nuk do të ndalet së investuari në përmirësimin e rrjetit energjetik në të gjithë territorin e Kosovës sipas Planit Zhvillimor.





Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)