25 Prill 2024

Kadastri prioritet i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Prishtinë, 27 shtator  - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Albena Reshitaj në takime të ndara ka pritur  përfaqësuesit e Bankës Botërore në Kosovë,  të kryesuar nga z. Marco Mantovanelli si dhe z. Helge Onsrud nga Autoriteti Norvegjez për Hartografi dhe Kadastër- “Kartverket”. Të njëjtit e uruan ministren për detyrën e re dhe ofruan mbështetje në realizimin e projekteve në fushën e mjedisit.

Në  takime u diskutua për projektet e përbashkëta, inicimi i projekteve të reja, riorganizimin e  kadastrit, mihjet në Kosovë  dhe  çështjet tjera qe ndërlidhen me mjedisin.

Ministrja Reshitaj, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e saj maksimal në ri-organizimin sa më të shpejtë dhe efikas të kadastrit në harmoni me standardet evropiane dhe sugjerimet e donatorëve ndërkombëtar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)