19 Prill 2024

Kaçanikasit protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit

Kaçanik, 28 shkurt - Me rastin e shqyrtimit të çështjes së ndërtimit të hidrocentraleve në Lumin Lepenc, nga Kuvendi Komunal i Kaçanikut, Organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi” dhe shoqata e peshkatarëve “Trofta e Lepencit” në Kaçanik, organizojnë sot protestë kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Kaçanik.

“Për të gjithë qytetarët e Kaçanikut sot duke filluar nga ora 10:00 do të takohemi para Objektit Komunal për të kundërshtuar ndërtimin e këtyre hidrocentraleve në Lumin Lepenc.\"

\"Me atë rast ne kundërshtojmë: Futjen e ujit në gypa për kilometra të tërë, shkatërrimin total të ekosistemit, dëmtimin e mjedisit natyror dhe peizazhit me vlera shumë të larta,  humbjen e potencialeve bujqësore dhe turistike, humbjen e mundësisë për shijim të natyrës dhe mundësisë për sport dhe rekreacion, dhe shumë dëmtime tjera me përfitime minimale’, thuhet në njoftimin e Organizatës për mbrojtjen e mjedisit Gjethi” dhe shoqatës së peshkatarëve “Trofta e Lepencit” në Kaçanik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)