19 Prill 2024

Java nis me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Prishtinë, 12 tetor - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferikë.

Si pasojë e vranësirave të dendura e herë–herë konvektive do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sa i përket temperaturave ato do të pësojnë rënie sidomos në vlerat e maksimaleve.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-22 gradë Celsius.

 Dita e martë do të shënoj rënie në vlerat e maksimaleve, parashihen reshje shiu në vise të ulëta dhe vise me lartësi mesatare, derisa në viset malore me lartësi mbi 1500m mbi nivel të detit, reshjet e shiut do të jenë të shoqëruara edhe me fjolla bore.

Sipas parashikimeve numerike dhe sinoptike reshjet parashihen të fillojnë diku në orët e vona të ditës së hënë për të vazhduar edhe ditën e marte.

Të mërkurën reshjet do të zvogëlojnë intensitetin, kurse të enjten parashihen edhe rreze dielli. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-16m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)