29 Mars 2024

Java e parë e pranverës do të filloj me reshje shiu dhe bore

Prishtinë, 23 mars - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e parë e pranverës do të filloj me kushte tjera meteorologjike.

Si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të kemi rënie në fushat termike.

Krahas kësaj situate meteorologjike do të ketë edhe reshje kohë pas kohe të shiut dhe borës.

Deri në mesin e javës minimalet do të shënojnë vlera negative, ndërsa nga dita e enjte parashihet të ketë ngritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12m/s.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)