28 Mars 2024

Investime të reja të KEDS-it në zonat turistike të Pejës

Prishtinë, 7 tetor - Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS në kuadër të Master Planit investiv tashmë ka filluar projektet rajone me rëndësi të madhe për turizmin në Pejë.

“Maja e zezë” në Pejë rajon që vitet e fundit po shquhet për zhvillim veprimtarie turistike e hoteliere, Peklena, Rosuja dhe Shtupeqi i madh i Rugovës, që së shpejti pritet të pëfitojnë nga investimet e KEDS-it.

Këto katër të ndara në faza dhe dinamika kohore kanë të bëjnë me ndërtimin e rrjetit, realizimin, përmirësimin dhe rritjen e kualitetit në furnizim aty ku ka shtrirje.

Për të biseduar rreth këtyre investimeve dhe të tjerave që janë në plan, të premten ka ardhur në komunën e Pejës drejtori ekzekutiv i KEDS-it, George Karagutoff, me ç’rast ka takuar edhe kryetarin e komunës në detyrë, Gazmend Muhaxhirin.

“Kishim kënaqësinë të presim në takim Drejtorin Ekzekutiv të KEDS-it, Karagutoff ku biseduam biseduam për realizimin projekteve të radhës, Maja e Zezë, Peklena, Shtupeq i Madh dhe Rosuja.”- ka thënë Muhaxheri.

Këto investime i mirëpresin edhe qytetarët e Pejës.

“Energjia për zonat malore të Pejës është bash sikur ajri, që nuk bënë pa të. Për rajonet që ne po flasim është folur që nga vitet e 80-ta e 90-ta kur kemi qenë në okupim. Me këtë veprim KEDS do ta rrisë autoritetin e vet si kompani në tërë Kosovën.”- shprehet Besnik Berisha qytetarë i Pejës.

Master Plani i investimeve të KEDS-it parasheh që deri në vitin 2025 e tërë Kosova të ketë një rrjet modern të shpërndarjes së energjisë elektrike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)