24 Prill 2024

Instituti Hidrometerologjik përfiton pajisje të reja amerikane

Prishtinë, 27 dhjetor - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka përfituar javë më parë mbi 1 milion dollarë në pajisje të reja, sidomos në analizën kimike të ajrit, ndotjen e ajrit, modelime meteorologjike, etj.

Këto pajisje janë siguruar nga granti i agjensionit federal Amerikan MCC, implementuar nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës.

MFK tashmë ka instaluar pajisje të sofistikuara të monitorimit të cilësisë së ajrit, kurse që në fillim të vitit 2020 do të nisë me trajnimin e personelit në agjensionet përkatëse për përdorimin e të dhënave në mbrojtje adekuate të shëndetit nga ndotja e ajrit.

Përfitues i këtyre investimeve është edhe Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike.  

Nënshkrimi i kontratës dhe zbatimi i shpejtë i projektit për të instaluar pajisje të sofistikuara të monitorimit të cilësisë së ajrit, si dhe trajnimin e agjencive përkatëse në koordinimin e veprimeve në bazë të të dhënave të ndotjes së ajrit, shënon një hap të rëndësishëm drejt trajtimit të një shqetësimi të thellë në Kosovë.

Analizatorët e rinj dhe pajisjet tjera për monitorimin e cilësisë së ajrit të ambientit për 7 stacione nacionale të monitorimit të cilësisë së ajrit dhe sensorë të motit tashmë janë instaluar, ndërsa ky projekt është implementuar në bashkëpunim edhe me agjencionin japonez JICA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)