23 Prill 2024

Institucione zotohen për tejkalimin e krizes për prodhimin e energjisë elektrike

Prishtinë, 1 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, zhvilloi sot një takim pune me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe drejtorin menaxhues të Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, ku është diskutuar për tejkalimin e vështirësive me të cilat pritet të ballafaqohet vendi, për prodhimin e energjisë elektrike.

Bartësit e këtyre institucioneve u zotuan se do të përshpejtojnë të gjitha veprimet në fushëveprim të tyre për të adresuar dhe zgjidhur sa më shpejtë të gjitha problemet në mënyrë që pengesat pronësore dhe të ndërtimeve pa leje në terren, të mos vënë në rrezik prodhimin e energjisë elektrike.

Pritet që qytetarët, të cilet kanë prona në atë pjesë, të bashkëpunojnë me KEK-un dhe institucionet shtetërore, për të hapë rrugë që vendi të mos vjen në rrezik rreth energjisë elektrike, duke përfituar të gjitha të drejtat që atyre u takojnë.

Prandaj, pengesat e përkohshme, vetëm sa mund ta dëmtojnë vendin dhe të krijojnë obligime të paparashikueshme të importit të energjisë elektrike.

Kjo çështje do të diskutohet edhe në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku do të kërkohet edhe angazhimi i institucioneve tjera emergjente dhe të sigurisë, për të evituar çdo rrezik eventual.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)