20 Prill 2024

Industria nxjerrëse dhe përpunuese regjistrojnë rënie

Prishtinë, 29 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar për herë të parë rezultatet e Statistikave  Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për tremujorin e parë (TM1) 2018 (2017=100).

Kjo anketë me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në: industri (B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Në tremujorin e parë (TM1)të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2017, ka pasur një rritje në: sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 25.94 %; dhe sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar  (D) me 12.26 %.

Ndërsa, ka pasur rënie te: industria nxjerrëse (B) (-47.37 %); industria përpunuese (C) me (-35.85 %).

Ndërkaq, krahasuar TM1 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2017), ka pasur rritje te: furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 50.44%; dhe industria përpunuese (C) me 4.83 %.

Ndërsa, ka pasur rënie te: industria nxjerrëse (B) me (-12.15%) dhe furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me (-1.73%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)