30 Maj 2020

INDEP shënon Ditën Botërore të Energjisë

Prishtinë, 22 tetor - Më rastin e Ditës Botërore të Energjisë, Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencë për media me temë 'Cilat duhet të jenë prioritete e qeverisë së re në sektorin e energjisë në Kosovë?  - Rekomandime dhe propozime nga shoqëria civile'.

Në ketë takim, përfaqesuesit e INDEP do të prezantojnë të gjeturat e tre punimeve, respektivisht hap pas hapi drejt tranzicionit të energjisë në Kosovë, siguria e energjisë pertej qymyrit dhe energjia nga burimet e ripertrishme - kapacitetet gjeneruese në shkallë të vogël.

Pas prezantimit të punimeve, përfaqesuesit e INDEP do të jenë të hapur për pyetje dhe komente nga pjesëmarresit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)