23 Prill 2024

INDEP prezanton 5 publikime për efiçiencën e energjisë

Prishtinë, 27 nëntor - Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencë për media me temë “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme në Kosovë”.

Në këtë konferencë do të prezantohen 5 publikime të INDEP-it lidhur me efiçiencën e energjisë, burimet e ripërtëritshme, si dhe largimin e TVSH-së për panele solare si pjesë e Rimëkëmbjes Ekonomike / Hulumtime të Pavarura.

Konferenca do të ofrojë nja pasqyrë reale të energjisë në Kosovë përmes të gjeturave nga 5 Publikimet, ku qëndron efiçienca e energjisë, sa janë gjasat për të arritur dekarbonizimin e sektorit deri në 2030-tën, sa është përqindja e BRE-ve, cilat politika duhet të miratohen dhe ndiqen nga niveli qendror, ku qëndrojnë problemet në fushën e energjisë dhe rekomandime konkrete se si sektori i energjisë të shndërrohet në “green”.

Kjo konferencë do të shënojë përmbylljen e projektit “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe  burimeve të ripërtëritshme në Kosovë’ i mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)