23 Prill 2024

Haziri koordinon bashkëpunimin me KRU “Hidromorava” për investime në ujësjellës

Gjilan, 23 janar – Kryetari i Komunës. Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim koordinues menaxhmentin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Hidromorava”, në krye me drejtorin Muhamet Suliqi.

Kryetari Haziri tha se bashkëpunimi dhe koordinimi i vazhdueshëm me këtë ndërmarrje do të vazhdoj në mënyrë permanente, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta.

Haziri theksoi se përveç marrëveshjes trepalëshe, Komunë-Hidromoravë dhe qeverinë zvicerane, e vlefshme mbi 800 mijë euro, do të ketë edhe investime tjera nga Komuna për investimin në rrjet të ujësjellësit në disa lagje dhe fshtra të qytetit.

Numri një i gjilanasve pohoi se po qeveria komunale po punon që t’i zgjidh problemet e rrjetit të vjetëruar të ujësjellësit, duke bërë zgjidhje afatgjate për ujin e pijshëm për banorët e lagjeve dhe fshatrave të Gjilanit.

Ndërkaq, drejtori i KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke besuar që ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më shumë në të mirë të qytetarëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)