23 Prill 2024

Haradinaj premton punësimin e nga një anëtari të familjeve të Shipitullës dhe Hades

Prishtinë, 13 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në orët e mbrëmjes në Obiliq, në mjediset e Korporatës Energjetike të Kosovës, ka bashkwbiseduar me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade për çështjen e shpronësimit të pronave të tyre.

Banorët e katër lagjeve të fshatrave Shipitullë dhe Hade të Obiliqit i kanë shprehur kryeministrit Haradinaj, shqetësimin e tyre per moszgjidhjen e problemit të shpronësimit të pronave prej shumë vjetësh nga KEK-u.

Ata theksuan se vlerësimet e pronave të tyre janë bërë në mënyrë të padrejtë dhe njëkohësisht kërkuan zgjidhjen e çështjes së punësimit të banorëve të fshatrave të Obiliqit.

Kryeministri Haradinaj iu tha banorëve të katër lagjeve të fshatrave Shipitullë dhe Hade të Komunës së Obiliqit se zgjidhja e problemit të tyre do të bëhet me angazhimin e plotë të të gjithë mekanizmave dhe Qeverisë.

Ai tha se do të bëhet rivlerësimi i pronave dhe njëkohësisht do kërkojë edhe punësimin e nga një anëtari të familjeve të dy fshatrave në Obiliq.

Kryeministri Haradinaj, po ashtu kërkoi krijimin e një komisioni të përbashkët me përfaqësuesit e lagjeve të fshatrave Shipitullë dhe Hade, nw pwrbwrje tw tw cilit do tw jenw edhe ministrat e Qeverisë, ai i Mjedisit dhe Planifikimit Hapwsinor, Zhvillimit Ekonomisë, si dhe përfaqësues të Komunës së Obiliqit e të KEK, pastaj të takohen në Zyrën e Kryeministrit për ta nisur procesin e zgjidhjes së problemit të shpronësimit.

Kryeministri Haradinaj shfaqi gatishmërinë e tij për të ndihmuar përmes vendimit në Qeverinë e Kosovës në zgjidhjen e kësaj çështje.

Ai tha se prodhimi i energjisë në KEK nuk mund të ndalet meqë është jetik për gjithë qytetarët dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj në takimin me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade të Obiliqit, ishte i shoqëruar nga ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe menaxhmenti i KEK-ut.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)