25 Prill 2024

Haradinaj: Furnizimi me energji elektrike, sfidë e fituar

Obiliq, 22 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Me drejtorin e menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj dhe menaxhmentin e kësaj korporate, kryeministri Haradinaj bisedoi rreth situatës së fundit të furnizimit me energji elektrike dhe procesin e shpronësimeve në fshatrat Hade dhe Shipitullë.

Kryeministri Haradinaj i cili shoqërohej nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se sot nga prodhimi plotësohen rreth 86 për qind të nevojave të energjisë në vend.

 "Gjendja konsiderohet e qëndrueshme dhe për këtë shpreh falënderim për të gjithë punëtorët në KEK, duke filluar nga drejtori, për një angazhim maksimal që të kemi një gjendje të qëndrueshme", theksoi kryeministri Haradinaj.

Edhe pse në raste të caktuara ka ndërprerje të furnizimit me energji, kryeministri Haradinaj theksoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me operatorin KEDS për tejkalimin e kësaj situate.

“Në disa raste shpjegimet janë se ka prishje teknike, por edhe arsye tjera, por do ta përcjellim gjendjen në vazhdimësi”, tha kryeministri Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj ka thënë se gjendja me furnizim do të përballohet gjatë dimrit, me mundësi të përmirësimit gjatë muajit shkurt, duke mos ndikuar edhe në rritjen e çmimit për qytetarët në këtë kohë të vështirë.

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, falënderoi kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme për tejkalimin e sfidave me të cilat është përballur KEK-u që nga paslufta.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)