21 Janar 2022

Gjilani shpërblehet me grant prej 599 mijë euro për performancën në mjedis

Gjilan, 17 nëntor - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëfinancim me organizatën gjermane GIZ dhe Bashkimin Europian, kanë shpërblyer sot Komunën e Gjilanit me grant në vlerë prej 599 mijë euro, performancën e lartë në fushën e mjedisit.

Grantin e ka ndarë sot zyrtarisht ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kryetari në detyrë i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar MMPHI, GIZ dhe BE për vlerësimin e lartë për Gjilanin për këtë vit, por edhe për vitet paraprake, pasi komuna është shpërblyer disa herë për performancën në mjedis.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)