27 Shkurt 2021

Gjatë kësaj jave parashihet mot i vranët por edhe me intervale me diell

Prishtinë, 14 dhjetor - Në parashikimi i motit për pesë ditë e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e tretë e muajit dhjetor parashihet të jetë kryesisht e vranët por edhe me intervale të shkurta me diell.

Në viset e ulëta nuk parashihet të ketë reshje përpos rigave të dobëta të cilat mund ta përfshijnë pjesën jugore dhe juglindore të territorit, ndërsa në viset malore parashihet të ketë reshje në formë dëbore të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)