28 Mars 2024

Gjatë kësaj jave do të mbaj mot i nxehtë dhe me vapë

Prishtinë, 21 qershor - Në parashikimi i motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të mbesin të qëndrueshme.

Kjo situate meteorologjike sipas IHK-së do të kushtëzoj mot të nxehtë dhe me vapë.

Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore. Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.

Gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)