19 Prill 2024

Gjatë kësaj jave do të mbaj mot i ndryshueshëm, të mërkuren fillon vjeshta

Prishtinë, 20 shtator - Në parashikimin e motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të hënën dhe në fundjavë parashihen riga lokale shiu, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius.

Dita  e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës astronomike.

Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë vikendit dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)