06 Qershor 2020

Gjatë kësaj jave bien temperaturat në të dy vlerat ekstreme

Prishtinë, 8 korrik - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur ka ndryshuar situata sinoptike mbi gjithë territorin e vendit.

Kjo si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga verilindja, masa të cilat do të ndikojnë dukshëm në rënien e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Përveç ndryshimeve në fushat termike, do të ketë luhatje edhe në fushat barike, duke kushtëzuar mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës do ti ndryshojnë stadet e tyre duke u intensifikuar dhe duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet në vende të lokalizuara mund të kalojnë në formë breshnize apo dhe breshëri.

Ky aktivitet në atmosferë do të mundësoj që vlerat e temperaturave maksimale të bien për 7-10 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të ulen për 3-4 gradë Celsius.

Temperaturat maksimale gjatë këtyre pesë ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 23-30 gradë celsius, ndërsa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 11-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12 m/s.

Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë më të favorshme se javën që e lam pas, por kujdesi i veçantë i kontaktit me diellin duhet kushtuar mesditave, në ato vende ku kupa e qiellit është e lirë nga retë!


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00)