19 Tetor 2020

Gazpromi rus dënohet 7.6 miliardë dollarë

Varshavë, 8 tetor - Rregullatori anti-monopol polak, UOKiK, ka dënuar kompaninë shtetërorë ruse Gazprom dhe ka urdhëruar partnerët evropianë të Gazprom, që në afat prej 30 ditësh të shkëpusin marrëveshjen për financimin e projektit të gazsjellësit “Rrjedha veriore-2 (Nord Stream-2)”.

Përveç kërkesës për ndërprerjen e financimit të projektit, Rregullatori anti-monopol polak e ka gjobitur Gazpromin me 7.6 miliardë dollarë, ndërsa partnerët e saj evropianë me 61 milionë dollarë.

Pas njoftimit për dënimin e Gazprom dhe kërkesën për ndërprerjen e financimit të gazsjellësit “Rrjedha Veriore-2”, aksionet e Gazprom në Bursën e Moskës ranë për 1.6%.

Shumë ekspertë të ekonomisë gazsjellësin “Rrjedha Veriore-2”, e quajnë projekt politik të Rusisë, për të rritë ndikimin e saj në shtetet e Bashkimit Evropian, përmes rritjes së varshmërisë ndaj gazit rus.

Për këtë arsye kundër këtij projekti tani më kanë dalë hapur SHBA,  Polonia, Letonia, Lituania dhe Ukraina. Përpos kundërshtimit të gazsjellësit “Rrjedha Veriore-2”, në Evropë janë duke u realizuar edhe disa projekte, si gazsjellësi “TAP” (i cili kalon përmes Shqipërisë), si dhe krijimi i teknologjisë për kthimin e gazit të lëngët në gjendje të gaztë, projekte të cilat do të zvogëlonin varshmërinë e Evropës ndaj gazit rus.

Kohëve të fundit edhe në Gjermani ka zëra që janë kundër vazhdimit të projektit të gazsjellësit “Rrjedha Veriore-2”. Fredrich Merz, një nga kandidatët për të drejtuar partinë Bashkimi Demokristian-CDU, si dhe një nga pasardhësit e mundshëm të Angela Merkel, ka bërë thirrje që për dy vite të ndërpritet projekti i gazsjellësit, si kundërpërgjigje ndaj helmimit të liderit opozitarë rus Navalny.

Për pezullimin e gazsjellësit është deklaruar edhe ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe ministri i mbrojtjes Annagret Kramp-Karenbauer.

Annagret Kramp-Karenbauer, e cila për momentin është edhe drejtuese e partisë më të madhe gjermane, CDU, është shprehur se Qeveria gjermane do ta vendos në rend të ditës projektin e gazsjellësit “Rrjedha Veriore-2”, si kundërpërgjigje ndaj helmimit të Navalny.

Në lidhje me gazsjellësin “Rrjedha Veriore-2”,  Karenbauer, është shprehur se për të, me më rëndësi është siguria e shteteve të Evropës Lindore dhe Ukrainës sesa projekti i gazsjellësit “Rrjedha Veriore-2” dhe se asnjëherë nuk ka qenë entuziaste e këtij projekti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Tetor 2020 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të pret në takim shefin e Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog. (Hapësirat e Shtëpisë së Bardhë, ora 8:20 - vetëm pamje)

- Kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në Inaugurimin e Palestrës Sportive në Deçan. (Objekti i Palestrës Sportive në Deçan, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa viziton Gjilanin ku do te takohet me kryetarin Lutfi Haziri. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:00)

- Në ditën e dytë të Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit mbahet diskutimi me temë “Abuzimi i fëmijëve dhe sulmet seksuale- Nevoja për trajtimin me prioritet të rasteve të abuzimeve seksuale”. (Platforma zoom, ora 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi pritet nga kryetari i Komunës se Suharekës. (Komuna e Suharekës, ora 10:30)

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, projektligjin për të drejtën ndërkombëtare Private, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Klinës. (Komuna e Klinës, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komunën e Klinës. (Komuna e Klinës, ora 11:00)

-  Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike Raportin lidhur me raportin Vjetor te Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i ujësjellësit, investim nga CDI-Zvicerrane, Hidroregjioni Jugor dhe Komuna e Suharekës. (Fshati Nëpërbisht të Suharekës, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, Projektligjin për Inspektoratin e punës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri vizitojnë Industrin e Mishit “Malësia” në Gjilan. (Gjilan, ora 11:10)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri vizitojnë feremrët e fshatrave të Karadakut. (Fshatrat e Karadakut, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim, do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë ku do të do të ndahet edhe Çmimi i Gazetarëve për Çrrënjosjen e Varfërisë. (Amfiteatri i Muzeut Kombëtar, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis njoftohet për problemet me grumbullimin e qumeshtit nga ana e fermereve të Kosovës, i  ftuar Kryetari i Këshillit koordinues të fermerëve të qumështit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Punëtorët teknik që operojnë në Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Administratës se Pushtetit Lokal, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës Publike do të protestojnë për ngritjen e pagave te tyre. (Objekti ish Rilindjes, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton nismen legjislative e Komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)