16 Korrik 2020

GAC hap “Eko-garën” për videon mjedisore më të mirë në nivel nacional!

Prishtinë, 22 nëntor - Green Art Center-Prishtina (GAC) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka lancuar garën kreative ndërmjet shkollave në nivel nacional për videon mjedisore më të mirë, të cilat janë punuar nga vetë nxenësit e klubeve të gjelbra në shkollat që përfaqësojnë.

Kësisoj, kjo “Eko-garë” ka për qëllim ngritjen e vetëdijes të të rinjve për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit jetik, përmes porosive mjedisore, ideve apo aktiviteteve që vetë ata munden ti promovojnë në këtë garë. Fituesit do të shpallen në fund të muajit sipas kritereve për përzgjedhje.

Prej anës së GAC, Znj.Beu-Mucaj tregon se këto gara që në vazhdimësi GAC i zhvillon, janë formë stimulimi për zhvillimin e mendimit kritik të grupmoshat e reja dhe ku përmes grupmoshave të reja synohet të rritet vetëdija qytetarë për rëndësinë e rolit të tyre në një zhvillim mjedisor të qëndrueshëm.

Znj. Beu-Mucaj thekson se është e rëndësishme të punohet ngushtë me gjeneratat e reja me qëllim edukimin e tyre për ruajtjen e mjedisit, mësimin dhe zhvillimin e praktikave të reja sic janë ato të kompostimit dhe riciklimit me ndikim në mjedis, si edhe njëherësh krijimin e strukturave sic janë klubet e gjelbra në secilën shkollë të cilët zhvillojnë vetë aktivitete me qëllim ngritjen e vetëdijes së komunitetit të gjerë.

Njëherësh,ajo përgëzon të gjithë nxënësit të cilët janë përkushtuar të krijojnë video kuptimplota me mesazhe e porosi mjedisore për shoqërinë që na rrethon.

Deri më tani mbi 300 klube të gjelbra janë të themeluara prej GAC në komuna të ndryshme në Kosovë, të cilët në vazhdimësi zhvillojnë aktivitete me karakter mjedisore në komunat respektive.

Bazuar në komponentën e GAC për zhvillimin e programit extrakurikular mjedisor në nivel nacional parashihet që të zgjerohen këto klube në të gjitha institucionet edukative në vend.

Edukimi në vegjëli të hershme është investim për krijimin e një gjeneratë të përgjegjshme të së ardhmes!

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2020

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me miratimin e deklaratës politike në mbështetje të riafirmimit të vlerave të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me inspektorët e tregut do të vizitojë disa operator ekonomik për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19. (MTI, ora 10:45)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Fushë Kosovës ku do te takohet me kryetarin Burim Berisha. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i AKSP-së në Vushtrri, ora 11:00)

- ADMOVERE e të mbështetur nga KFOS publikon promovimin e raportit "Sfidat e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19". (Zyret e ADMOVERE-s në Ulpianë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës se Fushë Kosovës Burim Berisha vizitojn lokacionin e Muzeut të Natyrës tek Pishat, mbi fshatin Bardh i Madh. (Bardh i Madh, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe “Bibliotekës Qarkulluese”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Lagjja “Dardania”, ora 15:30)

- Mbahet dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2021 për banorët e lagjeve I, II,II,IV dhe V të qytetit të Rahovecit. (objekti i Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”,  ora 19:00)