24 Prill 2024

Fundjava do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm

Prishtinë, 25 mars - Në parashikimin e motit për fundjavë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se pas kësaj periudhe me temperatura të larta mbi vlerat e mesatareve, vendi ynë gjatë fundjavës do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm, kjo si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga veriu dhe me sasi të lartë të lagështisë, të cilat do të shtrihen mbi vendin tonë, duke gjeneruar reshje shiu dhe vende-vende edhe shkarkime rrufesh.

Reshjet e shiut pak sa ma të theksuara parashihen ditën e diele por që edhe të shtunën pasdite do të ketë reshje lokale.

Në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të jenë të përziera edhe me borë. Temperaturat maksimale do të ulën për 4-7 gradë Celsius.

Edhe shtypja e lartë atmosferike që është tani do të dobësohet përkohësisht.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë , kurse maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)