30 Mars 2024

Fillon pastrimi i deponive ilegale

Prishtinë, 12 prill - Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit (DShPMSh) në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) kanë identifikuar 141 deponi ilegale në komunën tonë. Si rrjedhojë e këtij hulumtimi, këtë javë kemi filluar largimin sistematik të këtyre deponive, gjë që do të vazhdojë përgjatë dy muajve të ardhshëm.

Një numër i madh i deponive të identifikuara gjenden në prona private të cilat do duhej të largoheshin nga pronarët. Njoftojmë që, për shkak të ndikimeve të ndryshme negative që kanë këto deponi, ne do i largojmë ato nëse e njëjta nuk bëhet nga vet pronarët.

Falenderojmë stafin nga DShPMSh, Inspekcioni, GIZ, PASTRIMI, DARDANIA dhe KMDK për punën e palodhshme.

Njëkohësisht u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që të jenë të ndërgjegjshëm lidhur me hudhjen e mbeturinave të tyre.

Bashkë mund ta mbajmë Prishtinën tonë të pastër!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)