19 Prill 2024

Fillon Java e Diplomacisë Klimatike në Kosovë

Prishtinë, 27 qershor - Ndotja e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe energjia eficiente do të jenë temat kryesore të Javës së Diplomacisë Klimatike 2017 në Kosovë përmes një serie ngjarjesh të organizuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kjo iniciativë do të mbledhë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, shoqërinë civile dhe publikun e gjerë në Kosovë për të rritur ndërgjegjësimin mbi tema të ndryshimit të klimës nëpërmjet një aksioni të pastrimit, shfaqjes së filmave, garës për vizatim/video konkurs për studentët, ekspozitës dhe tryezave të rrumbullakëta.

Javën do t’a lansojnë zyrtarisht Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së Nataliya Apostolova dhe ambasadorja gjermane Angelika Viets sot me një prezantim të rezultateve të garës \"Bëhu diplomat i ri i klimës\" në kuadër të së cilës do t\'u jepen tre çmime nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme nga Ambasada Gjermane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)